TIRANE- Më 28 Nëntor Partia Socialiste do të udhëtojë drejt Vlorës për të festuar 100 vjetorin e Pavarësisë dhe i kërkon kryeministrit Sali Berisha të rinegociojë paktin detar me Greqinë i cili mund të jetë një burim konflikti potencial në të ardhmen. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kryetari i Partisë Socialiste sot në mesditë mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.
Rama prezantoi një nismë të re online “Ngri flamurin” ku do të jenë pjesëmarrës të gjithë të rinjtë të cilët do të prezantojnë ëndrrat e tyre për Shqipërinë. Nisma do të aktivizohet të hënën e ardhshme dhe më pas 100 ëndrrat më të bukura do të bëhen publike më 28 Nëntor në Vlorë, ku dhe do të kurorëzohet nisma.
Kryetari i PS-së tha se qeveria e kryeministrit Berisha nuk ka as vizion evropian dhe as plan veprimi për kremtimin e 100 vjetorit të Pavarësisë ashtu siç duhej të ishte. Sipas Ramës kremtimet janë copa të grisura nga kostumi komunist.
“Askund nuk ndihet fryma e një jubilari kaq të rëndësishëm.Apo të shihet ndonjë shenjë që të kujtojë se jemi në këtë vit jubilar. Dëshmia e kreut të bashkisë së Vlorës është e qartë e bindëse, dhe tregues se sa të rëndomta dhe sa banale janë shijet e kësaj qeverie. Ato pak copa plan kremtimesh janë copa të grisura nga kostumi komunist, ca monumente të realizimit socialist që do të vihen në Tiranë, ca fishekzjarre, një stadium fantazëm, një parlament fantazëm dhe një lum brockullash që kryeministri i nxjerr në rolin e një historiani dhe lartëson figura gjysmë të zeza në këtë 100 vjetor.”- tha Rama. Ai shtoi se “Në këtë 100 vjetor Shqipëria ka një qeveri që nuk e meriton dhe nuk do ketë kremtimet që meriton”.
RAMA: RINEGOCIO PAKTIN DETAR
Duke u ndalur tek Pakti detar me Greqinë kryetari i PS-së i kërkoi kryeministrit Berisha të rinegociojë paktin duke dhënë fund në këtë mënyrë një burim konflikti mes Shqipërisë e Greqisë.
Të mos harrohet se kemi një konflikt të hapur dhe potencialisht aspak të mirë për të nesërmen me fqinjët. Janë 300 km katrorë të detit tonë që me një marrëveshje të shpallur antikushtetuese i kanë kaluar fqinjëve. Sot është një ditë e mirë për ti bërë apel kryeministrit dhe të kërkojë që të bëjë gjithçka që i takon në respekt të historisë dhe Kushtetutës për të rinegociuar këtë marrëveshje dhe mbyllur këtë burim konflikti potencial që mund të bëhet pengesë për zhvillimin e mëtëjshëm dhe ardhmërinë e dy vendeve”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

SONDAZH - Në cilint qytet mendoni se duhet të përqendrohen festimet më 28 Nëntor?