28 politikanët që po formojnë 
Europën, mes tyre një shqipta

Faqja Politico.eu ka publikuar një listë me 28 politikanët që po ndikojnë më shumë në formësimin e Europës. Ajo që bie në sy është se midis këtyre emrave është edhe ai i Shpend Ahmetit. 

Kryetari i Komunës së Prishtinës renditet i 28 në listën që kryesohet nga Sadiq Khan, kreu i bashkisë së Londrës.
 
Ai ndiqet nga populistja gjermane Frauke Petry, irlandezi Michael O’Leary, ish-kryeministri polak Jarosław Kaczyński dhe kryebashkiakja e Barcelonës, Ada Colau.
 
Vitin që shkoi lista kryesohej nga kryeministri i Hungarisë, Victor Orbán.
 
Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në njohjen e mëtejshme ndërsa gjatë këtij viti u anëtarësua në FIFA dhe fitoi medalje të artë në Rio. Për Shpend Ahmetin, kryetarin e komunës së Prishtinës ndërtimi i një kombi fillon në bazë.

Që prej zgjedhjes në vitin 2013, 38-vjeçari i diplomuar në Harvard ish-ekonomist në Bankën Botërore dhe profesor ka qenë i përfshirë në një betejë për të siguruar shërbimet themelore publike si uji i pijshëm, transporti publik, mbledhja e mbeturinave, etj.

Ahmeti është një nga figurat më të rëndësishme opozitare, ndërsa vendimi i parë që ka ndërmarrë si kryetar i komunës së Prishtinës ishte shitja e Audi Q7 që përdorej nga paraardhësi i tij”
, shkruhet për Shpend Ahmetin.
 
“Ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi që të tregojmë se ka një rrugëzgjidhje”, është motoja e Shpend Ahmetit. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati