TIRANË- Policia rrugore ka pezulluar 34 patenta dhe ka vendosur 289 gjoba për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme gjatë kontrolleve në akset rrugore ditën e sotme.

Në bilancin ditor të Policisë rrugore, bëhet me dije se janë vendosur gjobë për mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorimit të celularit në timon, por edhe për parkime të gabuara.

Njoftimi i plotë
Prej orëve të para të mëngjesit e deri në orën 19:30 kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë  konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin deri në 70 -80 km/h, mbi normën e lejuar.

"Si rezultat i kontrolleve me radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:30, janë tërhequr 34 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 289 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë. 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

 64 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

187 për përdorim të celularit;

43 për shkelje të semaforit;

44 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse;

540 për parkime të gabuara.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 18 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë  më e pakta të çon tek Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.