Në 24 orët e fundit në vend 29 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të aktit normativ për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së koronavirusit.

Sakaq janë proceduar penalisht 3 shtetas, 1 në Tiranë, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë; 1 në Korçë dhe 1 Gjirokastër, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Në të gjithë vendin për qyteratët që lëviznin pa marrë leje janë vënë gjithsej 262 gjoba me shifrën 10.000 lekë. Ndërkohë janë konstatuar 6 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative sipas aktit normativ.