Kryeministri Edi Rama ka shprehur respektin për efektivët e Policisë së Shtetit për punën gjatë ditëve të protestave të dhunshme në kryeqytet, të cilat i quan "ditë agresioni mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian".

Në rrjetet e tij sociale Rama postoi një video ku shfaqet i rrethuar nga efektivë të Policisë së Shtetit, me të cilët zhvillon një bashkëbisedim, ndërkohë që kolona zanore është “The Best” e Tina Turner,

Përmes postimit Rama u kërkon policëve të tregojnë durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë, por të veprojnë me forcë ndaj personave të maskuar që hedhin gurë dhe u vënë flakën objekteve.

"Respekt dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar" shkruan Rama,


Lajmi kryesor:

Protestat/ Rama ndan foto nga protestat në Europë: Dhuna është krim! Gati për dialog pa kushte, por jo me dhunuesit dhe me partitë që i mbështesin