29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, ‘Mbrojtja’: Janë vënë nën kontroll shumica prej tyre, 7 ende aktive

29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, ‘Mbrojtja’: Janë vënë nën kontroll shumica prej tyre, 7 ende aktive

1658673383_Sequence03.00042720.Still034.jpg

29 kanë qenë vatrat e zjarrit të konstatuara në të gjithë vendin 24 orët e fundit. Lajmin e ka dhënë Ministria e Mbrojtjes.

‘Mbrojtja’ bën me dije forcat  operacionale kanë bërë të mundur izolimin e plotë dhe shuarjen e vatrave: në fshatin Bërzanë, bashkia Lezhë, në fshatin Hamallaj, në zonën e plazhit në Currila, në fshatin Fllakë, bashkia Durrës, në vendin e quajtur “Kthesa e Paraspaurit” dhe “Qafa e Kumbullave” të fshatit Paraspuar, bashkia Poliçan, në lagjen “Tepe”, bashkia Shkodër, në fshatin Hajmel, bashkia Vau-Dejës, në fshatin Vrakë, bashkia Malësi e Madhe, në fshatin Gumenicë dhe në fshatin Lezhan, bashkia Selenicë, në fshatin Novoselë, në fshatin Panaja, bashkia Vlorë, në Janjar të Bashkisë Konispol, në njësinë administrative Stravaj, bashkia Prrenjas, në fshatin Funarës, bashkia Librazhd, në fshatin Xherie bashkia Cerrik, në fshatin Mukaj, bashkia Vorë, në lagjen nr. 2 dhe në fshatin Bago, bashkia Kavajë, në fshatin Symiz, bashkia Maliq, në fshatin Malas, bashkia Mallakastër, në fshatin Kapaj, bashkia Fier.

Ndërkohë që janë ende aktive vatrat: në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, për të mos lejuar riaktivizim të vatrës që u fik dje, me ndërhyrjen edhe nga ajri;  -në fshatin Bogovë, bashkia Skrapar, ka vijuar puna për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit së riaktivizuar ditën e djeshme. -në fshatin Arrë, bashkia Vau-Dejës, ku vatrat janë të izoluara totalisht, por vijon monitorimi i situatës nga forcat e shërbimit pyjor; - në njësinë administrative Temal, po të kësaj bashkie ku terreni malor e ka ngadalësuar procesin e shuarjes totale të vatrave

Puna vijon që prej mëngjesit në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe, nga punonjës të zonave të mbrotjura dhe forca vullnetare; në Malin e Gravës, bashkia Finiq, ku ka filluar ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës që në orën 5:00 të ditës së sotme;  në fshatin Skënderbej, bashkia Prrenjas ku gjithashtu janë angazhuar shërbimi zjarrfikës që në orët e para të mëngjesit për venien nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve janë angazhuar 315 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 36 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.


Lajmi kryesor:

Nis ndërhyrja nga ajri në Orosh të Mirditës dhe në Fushë-Krujë, rrezikohen banesat! 10 ditë 'luftë' me flakët në Kepin e Rodonit


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fluks lëvizjesh në Qafë Thanë! Punohet me 4 sportele për të shmangur radhët dhe pritjet

Fluks lëvizjesh në Qafë Thanë! Punohet me 4 sportele për të shmangur radhët dhe pritjet