290 stola të thyer nga tifozët, Disiplina dënon me gjobë dhe dëmshpërblime Tiranën e Partizanin

290 stola të thyer nga tifozët, Disiplina dënon me gjobë dhe dëmshpërblime Tiranën e Partizanin

Tifozët e Partizanit në derbi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka urdhëruar Partizanin dhe Tiranën, dy skuadrat që u ndeshën të dielën për derbin e kryeqytetit, të pagujnë dëmet e shkaktuara nga tifozëritë në stadiumin ‘Air Albania’. Mësohet se janë thyer afërsisht 290 stola gjatë ndeshjet, ndërsa klubet janë dënuar edhe me 2 milionë lekë gjobë për sjelljen antisportive të tifozërive siç janë hedhjet e sendeve të forta në fushë.

Të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës

1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë; dhe urdhërohet të dëmshpërbleje dëmet e shkaktuara në stadiumin Air-Albania sipas akt-konstatimit përkatës, brenda 15 ditëve.

2. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë; dhe urdhërohet te dëmshpërbleje demet e shkaktuara ne stadiumin Air-Albania sipas akt-konstatimit përkatës, brenda 15 ditëve.

3. KF Laci, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

4. KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

5. KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

6. FK Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjete mijë) lekë.

7. K.S Kastrioti, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

8. FK Tomorri, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjete mijë) lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS dënimi me gjobë do të aplikohet në masën 50%.

9. Lojtari i KF Lushnja, Mikel Canka për protestë ndaj vendimeve të arbitrit duke përdorur gjeste ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktivitetet.

10. KF Luzi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

11. Lojtari i KF Ada, Besnik Ndoj, për sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit duke përdorur dhune, ne baze te Nenit 47/1/b te KDS dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i KF Iliria Sajmir Hasanaj, per sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit duke përdorur dhune, ne baze te Nenit 47/1/b te KDS dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. KF Shenkolli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

14. Zyrtari i ekipit te KF Shenkolli, Anton Lusha, për sjellje te gabuar ndaj zyrtareve te ndeshjes, bazuar ne Nenet 48/2/a te KDS, dënohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

15. Zyrtari i ekipit te FK Flamurtari U-15, Genti Zguro, për sjellje te gabuar ndaj zyrtareve te ndeshjes, bazuar ne Nenet 48/2/a te KDS, dënohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

16. Lojtari te KF Skenderbeu U-17, Kleart Grazhdani, në bazë të nenit 11/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

17. KS Dinamo për shkak te dështimit ne përmbushjen e përgjegjësive, ne përputhje me Nenet 30 dhe 64 te KDS, dënohet me: Humbje te ndeshjes ne tavoline ndaj KF Vllanzia U-13 .

18. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Valbona, Andi Likaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

19. Pranimin e kërkesës së lojtarit Xhuliano Markoci, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

20. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Shkënkolli Sebastian Deda, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan