29-vjeçari arrestohet tek 'Myslym Shyri' duke shitur kanabis me doza të vogla, i sekuestrohen lekë dhe 6 celularë

29-vjeçari arrestohet tek 'Myslym Shyri' duke shitur kanabis me doza të vogla, i sekuestrohen lekë dhe 6 celularë

TIRANE - Një 29-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar "Distributori" ku u sekuestruan rreth 1.1 kg kanabis shpërndarë në doza, 6 celularë dhe një sasi lekësh. 

Pas hetimeve disamujore nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër te procedimit të vitit 2019,  policia arrestoi me vendim të gjykatës, E.M., 29 vjeç, banues në Tiranë.

29-vjeçari u arrestua mbrëmjen e djeshme në rrugën “Myslym Shyri”, duke tregtuar lëndë narkotike cannabis sativa. 

Gjatë kontrollit në ambientet e përdorura nga i riu, Policia gjeti tri qese me lëndë narkotike canabis sativa, të ndara në doza dhe të futura në qese farmaceutike, të gatshme për treg.

Policia ka prova kundër të riut, foto, video dhe raporte vezhgimi, të aktivitetit kriminal të shitjes së lëndës narkotike nga 29-vjeçari, duke realizuar edhe kapjen e disa personave që blinin tek E.M. 

Gjithashtu në kuadër të operacionit, u procedua në gjendje të lirë L.I., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, Balla: Performanca e policisë duket në total! Në një vit u parandaluan 163 ngjarje kriminale

Atentati në Memaliaj, Balla: Performanca e policisë duket në total! Në një vit u parandaluan 163 ngjarje kriminale