3.2 mln $, profilet e 4 grabitësve
pse u liruan nga ushtria 2 komandot

3.2 mln $, profilet e 4 grabitësve<br />pse u liruan nga ushtria 2 komandot
Pjesë e grupit të grabitësve që ishin kthyer në tmerrin e bankave, kanë qenë ish-komando ushtarakë, ish-punonjës të sigurisë private, por edhe persona me precedentë penal. 

[gallery]21035[/gallery]
Fatjon Xhyliu 32-vjec nga Lushnja, ish punonjës i shoqërisë fizike “Rogat”. Informoi grabitësit për rrugën që ndiqnin blindat me parë, por u kthye në personin që bashkëpunoi me Policinë. Ka qenë në përgjim dhe në kërkim nga policia për grabitjen e 2015-s. U largua në Greqi dhe është kthyer në Shqipëri rreth një muaj para grabitjes së ndodhur në 9 shkurt.

fation xhuliu

Neim Avdulaj, 28-vjeç i lindur në Vlorë dhe jeton në Tiranë. Ka qenë ushtar profesionistë në Forcat Ushtarake të Zallherrit. Më herët është arrestuar nga Itali në 2012-në, pasi Policia Italiane i ka kapur 12 gr kokainë. Ai u dënua pasi këtë sasi kokaine do t’ja shpërndante klientëve në një lokal. Neim Avdulaj është i martuar dhe ka një djalë.
I arrestuari Neim Avdulaj u lirua nga ushtria në 2013 për shkelje disiplinore.
naim avdulaj

Ditjon Memlika 31–vjeç, ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura. 31-vjecari ka shërbyer në disa misione paqeruajtëse jashtë vendit, në Afganistan dhe në Irak. Memlika ka qenë pjesë e Forcave Komando të Zall Herrit deri para dy viteve, i martuar dhe ka një fëmijë. Ditjon Memlika u lirua nga ushtria në 2011 për shkelje disiplinore.

memlika

Ernest Kupa, ka lidhje shoqërore me Ilir Kupën të akuzuar si kreu i Bandës së Babagjyshëve. Dyshohet se ka qenë pjesë e grupit që bëri grabitjen pranë Qafë Kasharit.

kupa

Admir Murataj, i shpallur në kërkim
admir murataj

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro