Tiranë- Gjykata e Posaçme dënoi me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën, i akuzuar për megagrabitjen e 5.4 milionë eurove në pistën e Aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, në prill të vitit 2019.
Talo Çela, një prej shqiptarëve më të kërkuar, u gjykua veçmas nga të akuzuarit e tjerë, ndërsa SPAK kërkoi për të 19 vite heqje lirie. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Erjon Bani, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri.
Ndërkohë anëtarët e tjerë të grupit u dënuan dy vitë më parë. GJKKO në tetor 2022, dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal. 20 vite burg për Klement Çalën, vëllai i tij, Eldi Çala, u dënua me 17 vite. I njëjti dënim u dha për Renaldo Sulën, Saimir Çelën, Elton Piklin dhe Alkond Bengasin. Të gjithë këta u akuzuan se bashkëpunuan për grabitjen e Rinasit. Shtatëshja e grabitësve në pistën e Rinasit kishte si bashkëpunëtorë Talo Celën dhe Admir Muratajn, i cili u vra gjatë arratisjes nga grabitja.
Por Talo Cela ka edhe hesape të tjera me drejtësinë. Një nga personat e shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, që çoi në kapjen e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajt si dhe të disa personave të tjerë, pjesë e botës së krimit.
Grabitja ndodhi në 9 prill e vitit 2019, ku në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, vodhën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje, Admir Murataj.


S.B/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
38.6%
-
Negativ
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
11.6%
Vota total: 9141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I vuri ‘ultimatum’ dhe kërcënon Edi Ramën që të mos mblidhen para SPAK, por nesër Berisha mobilizon militantët në protestë para Prokurorisë së Posaçme!
16 Shkurt, 16:58
-
Veliaj ndan FOTOT: Vila në Qerret e vjehrrit, po persekutohet edhe në atë botë nga prokurori pervers! Gjykata i thotë Saliut shko tek vila e vajzës në Lalëz
16 Shkurt, 16:42
-
Në akuzë për korrupsion e pastrim parash, Veliaj ankimon në Apelin e Posaçëm masën arrest me burg
16 Shkurt, 12:31
-
Avokati: Berisha pagoi 50 milionë dollarë LaCivita, SPAK të hetojë pagesën e majme
16 Shkurt, 10:40
-
Foto-dokument: Ja babai i Ajola Xoxës në vilën e tij në Qerret, por që sipas SPAK nuk kishte shkelur kurrë aty!
15 Shkurt, 19:36
-
Carlo Bollino: SPAK, kush e kontrollon sot kontrolluesin? Harresat serioze në ligj dhe një mënyrë e zgjidhjes
15 Shkurt, 17:51
-
Kush ka informuar Edi Palokën për arrestimin e Erion Veliajt para se urdhri i SPAK të ekzekutohet? (VIDEO)
15 Shkurt, 17:33
-
Arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve/ Sondazhi i Shqiptarja.com: A ishte i duhur veprimi i SPAK? 59.8% mendojnë se jo! 36.9% janë dakord
15 Shkurt, 16:39
-
Më 11 maj pa Berishën, ‘Djathtas 1912’ prezanton programin: ‘Pro’ SPAK, po i jep fund pandëshkueshmërisë! Stop ligjeve klienteliste
15 Shkurt, 14:56
-
Hetimi/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Prokurori Ols Dado, lunatik e dështak, përdori si provë fotot e lodrave të djalit! Seanca e masës së sigurisë 'thertore'
15 Shkurt, 14:50
-
Përplasja SPAK- GJKKO -Polici për masat tek grumbullimi i mbështetësve të Veliajt, Softa: E para në këto nivele, detyrë e Policisë së Shtetit që bën shoqërimin
15 Shkurt, 13:14
-
Fatmir Xhafaj: Erion Veliaj s’është zyrtar i korruptuar, po hetohet jeta e tij! Atë që s'bëri dot opozita për mbi 10 muaj e bëri vendimi gjyqësor 90 ditë para zgjedhjeve
15 Shkurt, 13:14