3 apartamente dhe 20 mln lekë/ KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Besim Trezhnjeva

3 apartamente dhe 20 mln lekë/ KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Besim Trezhnjeva

Foto ilustruese

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit të gjykatës së Durrësit, Besim Trezhnjeva. KPA ka shqyrtuar ankesën e Trezhnjevës pas shkarkimit në 13 prill nga KPK-ja.

Trupa e përbërë nga Luan Daci, Ina Rama, Rezarta Schuetz,  Sokol Çomo dhe e kryesuar nga Ardian Hajdari vendosi lënien në fuqi të vendimit të KPK-së.

Gjyqtari Trezhnjeva largohet nga sistemi i drejtësisë pas këtij vendimi, ndërkohë që KPK gjeti nga hetimi në 3 kriteret, atë të pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale, se Trezhnjeva nuk justifikonte dot pasurinë e tij.

Sipas kontrollit të Vettingut gjyqtari nuk justifikonte dot burimin e aseteve në vlerën e 20 milione lekëve si edhe burimin e tre apartamenteve, 2 në Tiranë dhe 1 në Durrës. Gjyqtari s’e pranoi vendimin duke e ankimuar pranë KPA-së, e cila siç ishte parashikuar në seancën e sotme ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të KPK-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë