Tre apartamente dhe 20 mln lekë pasuri, Vettingu 'kap' gjyqtarin e Durrësit

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva, rrezikon të bjerë në ‘rrjetën’ e Vettingut, pasi nuk justifikon pasurinë e tij prej 20 milionë lekësh, si dhe ka në pronësi tre apartamente, 2 në Tiranë për të cilët nuk justifikon burimin e të ardhurave, dhe një në Durrës. Vendimi final i KPK për gjyqtarin Trezhnjeva do të jepet të premten më 13 prill, në orën 09:00.

Në fund të seancës së sotme të KPK, gjyqtari Trezhnjeva deklaroi se ka 75 vjet punë dhe se nuk i është llogaritur asnjë e arrur në vitet 1981-1994.

"Ajo që dëgjuat është pasuria ime. S’janë të ardhurat kryesore nga bashkëshortja. Nga 1981 deri më 1994 nuk është llogaritur asnjë e ardhur e imja"

Besim Trezhnjeva, gjyqtar


"Kredia e përdorur për blerje sipërfaqe banimi. Vlerësimi klient banke për destinacionin final nuk është atribut i vlerësimit të KPK. Trezhnjeva e paguan edhe sot kredinë dhe ka ende 30 mijë euro për të paguar"

Fatmir Braka, avokati i gjyqtarit Besim Trezhnjeva


Gjithashtu, Besim Trezhnjeva ka një apartament banimi në Tiranë 96 m2, apartament të përshtatshëm për aktivitet tregtar me sipërfaqe 65 m2 po në Tiranë, për të cilat nuk ka deklaruar burim të ardhurash, si dhe një apartament 142 m2. KPK ka arritur gjithashtu në përfundimin se gjyqtari ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e vajzës së tij, Olta Trezhnjeva, që punon pranë fondit të barnave.

Në seancën e sotme për rivlerësimin e gjyqtarit, KPK lexoi raportin e ILDKP, ku thuhet se deklarimet e Trezhnjevës janë të pasakta, pasi ai nuk ka burime për të justifikuar pasurinë, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë.

Nga ana e tij, gjyqtari Trezhnjeva ka paraqitur kërkesën për caktimin e një eksperti, por kjo kërkesë është rrëzuar nga KPK. Menjëherë pas vendimit të KPK, ka reaguar avokati i gjyqtarit, Fatmir Braka, i cili e ka cilësuar jo të rregullt vendimin për refuzimin e ekspertit, duke sqaruar se Trezhnjeva e paguan kredinë, dhe se ka ende 30 mijë euro.

“Këtë vendim e vlerësojmë jo të rregullt për refuzimin e ekspertit. Ju e vlerësoni në 1994, por gjyqtari ka nisur punën që në vitin 1981. Gjyqtarët për herë të parë kanë deklaruar pasurinë në vitin 2003. ILDKP e ka hetuar dy herë gjyqtarin dhe ka rezultuar se është në rregull. ILDKP për të njëjtin gjyqtar ka dhënë dy opinione vlerësuese krejt të ndryshme.  Audituesi privat ka nxjerrë në pah se vlerësimi i pasurisë i bërë nga KPK është i pasaktë"

Fatmir Braka, avokati i gjyqtarit Trezhnjeva


Deri në këtë fazë të hetimit, trupa gjykuese e KPK ka vlerësuar se ky është një kriter i mjaftueshëm për të proceduar subjektin. Trupa gjykuese përbëhet nga Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia, të cilët kaluan në ‘sitën’ e Vettingut pasurinë e gjyqtarit Trezhnjeva.


Gjyqtari Besim Trezhnjeva i shoqëruar nga avokati i tij sot para Komisionit të Kualifikimit

Besim Trezhnjeva është prej më shumë se 3 dekadash pjesë e sistemit të drejtësisë, ndërsa ai së fundmi është dhe një prej anëtarëve garues për t'u bërë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Trezhnjeva është gjyqtari i tretë që kalon në 'sitën' e Vettingut, ku po vlerësohet për burimin e pasurisë së tij.


Gjyqtari Besim Trezhnjeva i shoqëruar nga avokati i tij sot duke u paraqitur te Komisioni i Kualifikimit

Më parë, në ‘rrjetën’ e Vettingut kanë kaluar dhe gjyqtarët Fatos Lulo dhe Vitore Tusha të Gjykatës Kushtetuese. Fatos Lulo nuk e kaloi procesin e rivlerësimit, duke u bërë ‘kurban’ i Vettingut, pasi nuk justifikonte pasurinë prej rreth 500 mijë dollarë, ndërsa nga ana tjetër, gjyqtarja Vitore Tusha rezultoi e pastër, duke vijuar e lirë detyrën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altini Meleqit: 11/04/2018 19:01

    Hajdeni njer ne Vlore ne oborin e shkolles Halim Xhelo shikoni vilen 1milion euro te gjykacit Artur Malaj gjakpirsit qe i ka me djersen e ballit dhe gjakun e allexhinjve

    Përgjigju
  • Fetije: 11/04/2018 17:52

    Sa per te qesh. Gjykatesja e Apelit Evjeni Sinoimeri pasi ka bredh Gjykaten Kushtetuese, Gjykaten e Larte dhe tani Gjykaten e Apelit, ka te pakten 4 apartamente ne Tirone, nja dy ne Durres dhe ka deklaruar rreth 400 Milione Leke. Po t'u hysh ene femijeve, do dalin me kredi ene ato dhe ka rrezik dalin me humbje...hahahaha Di njeri ku eshte kjo mbretnesha se nuk po degjohet hic.

    Përgjigju
  • Lani: 11/04/2018 16:16

    aq shume i ishte trashur qafa sa i kishin prekur dhe kordat zanore...mezi i kullundriste fjalet.

    Përgjigju
  • Lavdosh: 11/04/2018 16:12

    Ky e ka bere pasurine ne vitet 1981-1994, atehere kur rroga me e mire ishte 800-1500 lek/muaj.

    Përgjigju
  • Populli fukara: 11/04/2018 14:48

    Po nuk njihni prokurorin Clirim Shahini sa me djerse i ka pronat dhe pallatet.Eshte trajtuar edhe me kredi te bute se eshte fukara.

    Përgjigju
  • Tahipi: 11/04/2018 12:45

    Ku paska bo lek qe ne 81 , qe nkohen e tollonit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI