3 ditë zie, Hollande: Sulmet nga ISIS
Franca është plagosur por do të ngrihet

3 ditë zie, Hollande: Sulmet nga ISIS<br />Franca është plagosur por do të ngrihet
Tre ditë zie kombëtare ka shpallur presidenti francez Francois Hollande pas sulmeve të ditës së premte në Paris. 

Pas një mbledhje emergjente të autoriteteve të sigurisë, Hollande tha se përgjegjës për sulmet është Shteti Islamik. Ai tha se sulmet të kryera nga tetë persona të armatosur dhe njerëz që hodhën veten në erë, ishin të organizuara dhe të planifikuara nga jashtë. Sulmuesit Hollande i përshkroi si "frikacak" dhe tha se do të merret çdo masë për të luftuar kërcënim terrorist.

"Në këtë kohë të rëndë dhe të pasigurt, unë bëj thirrje për unitet dhe guxim. Edhe në qoftë se Franca është plagosur, ajo do të ngrihet. Franca është e fortë, e bashkuar ", theksoi Hollande. 

Presidenti francez Hollande tha se familjet janë në mjerim e ankth  dhe vendi është në dhimbje. "Kemi në një situatë të tillë të jashtëzakonshme dhe kemi marrë të gjitha masat për të mbrojtur qytetarët tanë. Patrullat ushtarake do të jenë në Paris gjatë gjithë ditëve në vazhdim. Franca u sulmua në mënyrë të pamëshirshme dhe për këtë faji është i barbarëve të Shtetit islamik. Do të veprojmë me të gjitha mjetet e nevojshme në kuadër të ligjit, në konsultim me aleatët, të cilët edhe vetë janë te prekur nga ky kërcënim terrorist", u shpreh presidenti francez.

Hollande tha se janë vrarë 127 njerëz duke e konsideruar sulmin një akt lufte. Sipas tij sulmet janë koordinuar dhe organizuar nga jashtë, por me mbështetjen nga brenda Francës.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh