TIRANE - Mbyllen pa sukses kërkimet në ditën e tretë për 18-vjeçarin Ejon Alizoti, i humbur në ujërat e lumit Erzen. Pavarësisht kërkimeve që prej orëve të mëngjesit, pëlumbarët dhe forcat RENEA nuk mundën të binin në gjurmët e 18-vjeçarit. Sakaq, në policinë dhe Prokurorinë e Tiranës priten disa denoncime nga familjarët e grupit të të rinjve rreth organizatorëve.
Dje u pyet Ilir Gërdupi, ndërsa së fundmi nga Komuna e Bërzhitës u denoncua Behar Duqi, që merrte nga 50 lekë për çdokënd që vizitonte shpellën e Pëllumbasit. Operacioni nga pëlumbarët e RENEA-s për gjetjen e Erjon Alizotit, vijoi prej dy ditësh, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga i riu. Ai ra në një nga kanionet, në vendin e quajtur Skurran, 30 metra poshtë Shpellës së Pëllumbasit.
18-vjeçari u rrëzua në kanionin e Erzenit rreth orës 14.30 të së djelës, teksa ishin organizuar në një ekskursion përmes "Facebook-ut".
KREU I KOMUNËS BËRZHITË: PROCEDIM "TAKSAMBLEDHËSIT"
Kërkimeve për Erion Alizotin, 18-vjeçari i cili u rrëzua gjatë ekskursionit në kanionet e Erzenit pranë Bërzhitës, u janë bashkuar edhe forcat e Ushtrisë. Në një lidhje telefonike me A1Report kryetari i komunës, Genci Drita, kërkimet janë në ditën e tretë dhe vështirësohen për shkak të terrenit.
"Kërkimet vazhdojnë intensivisht, policia, punonjësit e mirëmbajtjes, ushtria, RENEA. Është një hapësirë shumë e madhe dhe aty është një grykëderdhje shumë e rrezikshme. Të gjithë janë në kërkim. Gjatë gjithë këtyre viteve që unë kam ushtruar detyrën si Kryetar komune nuk kishi ngarkuar një punonjës që e kemi shkarkuar para një viti. Ne kishim aq shumë kërkesa, nuk ka patur asnjë lloj dëmtimi më të vogël. Nganjëherë ne njihnim personin që i shoqëronte tek shpella. Dhe tek kanionet nuk i zbrisnim sepse është zonë shumë e rrezikshme. Ky grup nuk ka patur asnjë lidhje me komunën. Personi që i ka pritur aty që thotë se ka qenë punonjës i komunës, ne kemi bërë kallëzim sepse nuk ka qenë punonjës i komunës Bërzhitë. Këtu s'ka patur asnjë lloj dijenie, as pushteti vendor, as fshati", deklaron kreu i komunës Bërzhitë për A1 Report.
Ngjarja ka zbuluar edhe abuzimin me pagesat për të ekskursionet në shpellën e Pëllumbasit dhe mungesën e sigurisë në aktivitet që zhvillohen me iniciativa spontane pa patur njohuritë e duhura për zonat e rrezikshme.
(Video A1 Report: Kreu i komunës Berzhitë në lidhje telefonike)
KERKIMET E DJESHME TE POLICISE PA REZULTAT
Edhe kërkime e zhvilluara gjatë ditës së djeshme nga forcat RENEA dhe polumbarët nuk dhanë rezultat dhe u ndërprenë për shkak të errësirës, për të rinisur sërish gjatë ditës së sotme.
Njësia e polumbarëve të RENEA-s, policia lokale por edhe vetë banorë dhe familjarë nisën kërkimet në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ndërsa pa rezultat ishte edhe operacioni i dy ditëve më parë pas 6 orë kërkimesh përgjatë rrjedhës së lumit Erzen. Sipas policisë kërkimet u fokusuan në kontrollin e rrjedhës së lumit në segmentet e cekëta, ndërsa nëse do shikohet nevoja, do të ketë edhe zhytje të polumbarëve për të parë në thellësi.
A1 REPORT përshkoi të gjithë itinerarin e ekskursionistëve të rinj të organizuar në Facebook nga “Rrjeti i Vullnetarëve Shqiptarë”, duke u bërë dëshmitarë i terrenit të vështirë ku kanë ecur të rinjtë.
Nga forcat RENEA dhe polumbarët që kryen operacionin e kërkimit, mendohet se 18-vjecari mund të ketë rëshkitur aksidentalisht nga bregu i lumit, teksa po lante duart. Të pranishëm gjatë gjithë operacionit ishin dhe prindërit e 18-vjeçarit të humbur, të cilët për shkak të gjendjes së vështirë emocionale nuk pranuan të prononcoheshin për mikrofonin e A1 REPORT.
I riu bashkë me grupin mbi 50 veta ishin organizuar në rrjetin social "Facebook", nga “Rrjeti i Vullnetarëve Shqiptarë”. Erjoni u rrëzua bashkë me një djalë tjetër, i cili fatmirësisht arriti të shpëtohej nga pjestarët e tjerë të grupit, ndërsa fati i 18 vjeçarit mbetet ende mister. Policia njoftoi se do të procedojë penalisht organizatorët e këtij eksursioni për mos krijimin e kushteve të sigurisë e grupit të të rinjve.
ORA 20:00, ORGANIZATORI NË POLICI: S' MË DËGJUAN, U SHKËPUTËN
Pas dëshmisë së dhënë në komisariat, në një reagim për televizonin “A1 Report”, Gërdupi, organizatori i ekskursionit, mohon kategorikisht faktin se ndodhej në vendin ku ranë 2 të rinjtë, teksa rrëfen edhe çastin kur grupi i dytë është ndarë. Gjithashtu 18-vjeçari në deklaratën e tij dhënë në ambientet e komisariatit nr.1, pas dhënies së dëshmisë, është lënë i lirë dhe mohon se ai është shoqëruar në polici.
"U komunikova që të bashkoheshin me ne, por nuk na dëgjuan. Përgjegjësia ime qëndron vetëm në instruktimet dhe këshillat që u japim atyre që na bashkohen, por nuk mund të marrim dot përsipër lëvizjet dhe dëshirat e të gjithëve"-mësohet të ketë deklaruar Gërdupi.
Ndërkaq, pritet që në këtë komisariat të thirren edhe pjesëtarë të tjerë nga grupi prej më shumë se 50 vetësh, për të përcaktuar lëvizjet e secilit, para dhe pas ngjarjes. Kërkimet nga RENEA dhe pëlumbarët, për gjetjen e Eljon Elizotit, mbaruan rreth orës 18.30, për shkak të errësirës, për të vijuar ditën e nesërme.
/Shqiptarja.com

VD/Organizatori në polici:S' më dëgjuan,u shkëputën