3 fshatra bojkotojnë zgjedhjet
Ja protesta dhe një apel/Foto

3 fshatra bojkotojnë zgjedhjet<br />Ja protesta dhe një apel/Foto
“Na premtuan mrekullira, por hiç asgjë, asnjë investim në fshat”.

Me këtë pretendim, banorët e fshatrave Hoshteç dhe Trebinjë në Pogradec dhe ata të Grabovës në Gramsh, thonë se i kanë bojkotuar zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele.

Të ulur në një lëndinë mes gjelbërimit banorët e tre fshatrave jno vetem qe nuk e cojne ne mendje te shkojne ne qendrat e votimit, por ata protestojnë dhe ndëshkojnë me mosvotim kandidatët e partive që u kërkuan votë.
 
Shkak për këtë vendimmarrje të tre fshatrave është bërë mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe atë shkollore.  
 
Ka qenë vetë kryeplaku i Hoshteçit në Pogradec, Klime Bitro, i cili sqaron arsyet pse banorët e këtij fshati refuzuan votimet këtë të dielë.
 
Ai thotë se kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri premtoi investime dy vite më parë gjatë fushatës elektorale, ndërsa që prej zgjedhjes së tij në krye të bashkisë, nuk ka shkelur më në këtë fshat.

[gallery]22812[/gallery]
 
"Arsyet që ne nuk jemi pjesë e zgjedhjeve.
Janë:
1-Infrastruktura rrugore që na vështirëson jetesën.
2-Ambjenti Shkollor është në gjendje të mjerueshme, ku fëmijët tanë rrezikojnë jetën për të mësuar A B C.
Ku moti është i pa qëndrueshëm, shkolla kthehet në mini -liqen.
Ç..'bije jashtë, hyn brenda për shkak të çatis.
Që askush nuk ve dorë.
Kemi vënë në dijeni Drejtorin e Shkollës z. Dorjan Pllaha për këtë problem, por asgjë s'është bërë.
 
Kryebashkiaku i Pogradecit z.Eduart Kapri që kur ishte kandidat për Bashkinë Pogradec, na premtovi aq gjëra të bukura sa dhe në ëndërr i shikojmë
”, shkruan në redaksinë e Report Tv, kryeplaku i fshatit Hoshteç.
 
Të njëjtat arsye janë edhe ato të banorëve të fshatit Grabovë në Gramsh, që i shtynë ata drejt vendimit ekstrem të bojkotimit të zgjedhjeve parlamentare. Edhe më parë, banorët e Grabovës janë ankuar për rrugën e prishur, ndërsa autoritetet, pavarësisht apelit të banorëve, nuk kanë vënë dorë.
 
Letra e kryeplakut të fshatit Hoshteçë në Pogradec në redaksinë e Report Tv:
 
Përshëndetje.
Unë quhem Klime Bitro Jam Kryeplaku i Fshatit Hoshteçë Njësia Administrative Trebinjë Pogradec.
Së pari Falenderoj Banorët e Fshatit tim dhe Fshatit Selcë e Sipërme që u bërëm pjesë e Bojkotimit të zgjedhjeve Parlamentare që mbahen sot.
 
Edhe pse ne nuk kemi marrë pjesë me përfaqësimin me komisjonerët tanë, ata janë zëvendësuar.
Por kjo nuk do të thotë se ne jemi pjesë e votimit.
Për Banorët në këto dy Fshatra sot  ska zgjedhje.
 
Problemet që ne nuk jemi pjesë e zgjedhjeve.
Janë :
1-Infrastruktura rrugore që na vështirëson jetesën.
2-Ambjenti Shkollor është në gjëndje të mjerueshme, ku fëmijët tanë rrezikojn jetën për të mësuar A B C.
Ku moti është i pa qëndrueshëm, shkolla kthehet në mini -liqen.
Ç..'bije jasht, hyn brënda për shkak të çatis.
Që askush nuk ve dorë.
Kemi vënë në dieni Drejtorin e Shkollës z. Dorjan Pllaha për këtë problem, por asgjë s.'është bërë.
 
Kryebashkiakun e Pogradecit z.Eduart Kapri që kur ishte kandidat për Bashkin Pogradec, na premtovi aq gjëra të bukura sa dhe në ëndërr i shikojm.
Që nga ajo ditë, z /Kapri nuk ka erdhur më, dhe premtimet ngelën ëndrra për ne.
Gjithashtu z/Ilir Xhangolli, na premtoi në 2013, dhe sot e kësaj dite sështë dukur më në Fshatin Tonë.
 
Para 6 muajsh , ku kemi vënë në dieni strukturat Drejtuese të Partive Politike
Si .
z/Como Kryetar i PS Pogradec
Z/Galla Kryetar i PD Pogradec
Z/Cela Kryetar i LSI, gjithashtu këtë shkres e ka marrë dhe z/Kapri KRYEBASHKIAKUN.
 
Kjo shkresë njohu këta Drejtues me problematikën e Këtyre dy Fshatrave.
 
Unë bashkë me Kryeplakun e Fshatit Selcë e Sipërme, gjatë dorzimit të shkresës, kemi marrë premtime, se para votimeve do bëjmë, shtrimin e rrugës me çakull, dhe zgjidhjen e problemit të shkollës.
Në të kundërt ashtu siç po ndodh dhe në keto momente, do të bojkotojm zgjedhjet.
 
Ndërsa sot pikërisht sot më 25 qershor asgjë ska ndryshuar.
 
Prandaj ne të gjithë bashkë, kërkojm të drejtën e mohuar.
 
Do bojkotojm deri në fund, madje dhe nëse mund të përdoret edhe forcë.
 
Ju Falenderoj për Besën e mbajtur deri në këto momente Fshatarët e mi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë