Vodafone, një nga kompanitë lider ne fushën e komunikimeve elektronike, bashkoi 15 vjet më parë Shqipërinë në rrjetin e saj botëror, duke prezantuar një sere produktesh dhe shërbimesh inovative ne treg.

Vodafone hyri kështu në historinë e komunikimit: si kompania e parë në lançimin e zhvillimeve më të fundit teknologjike në treg duke filluar që nga shërbimet 3G, 4G / 4G +,Zëri HD etj e deri tek Vodafone M-Pesa shërbimin e transfertave nëpërmjet aparatit celular.  Ne te ardhmen e afërt Vodafone do te sjelli një tjetër shërbim ne Shqipëri siç është ai 5G. Sepse klientët e Vodafonë Albania kanë qenë e do të jenë gjithmonë të parët që do të përjetojnë revolucionin.

Arritjet kryesore në 15 vjet:
2001- Vodafone prezantohet për herë të parë në Shqipëri pasi fitoi licencën e dytë GMS dhe prezantoi markën nr.1 globale të Telekomunikacionit.
2002- Në vetëm katër muaj arrin 100 000 klientët e parë
2003- Mbulon më shumëse 40% pjesë të tregut duke u bërë të parët në shërbimet me kontratë
2004- E para në treg  përsa i perket të ardhurave
2005- Prezantohet fushata ‘Make the most of now’ nëpërmjet:
Planit të parë tarifor me parapagesë për segmentin e të rinjve
Planit tonë unik  tarifor të shërbimit Roaming 
Shërbimit të Mesazheve Multimedia
2006- Prezanton për herë të parë në Shqipëri shërbimet “Mobile Broadband” me anë të Vodafone Mobile Connect Card.
2007- Themelon Fondacionin Vodafone Albania, i vetmi i këtij lloji në sektorin e biznesit.
2008- E paranë treg persa ipërket te ardhurave dhe numrit te klientëve
2009- E para që prezanton  shërbimet Blackberry në vend
2010- E para që nis ofrimin e shërbimit 3G në vend
2011- Vlerësohet si marka më e admiruar në sektorin e komunikimeve elktronike si dhe krijohet komunitetin Nr.1, Vodafone Club
2012-  Prezantohet  projekti ‘Telemjekësia’ nëpër zonat më të thella të vendit falë teknologjisë 3G
2013- Prezantonpaketat Vodafone Red dhe shërbimet e tjera risi
2015-E para me  shërbimin 4G.
2015- Prezanton në treg shërbimin më të ri M-Pesa për transfertat e  parave dhe pagesat, nëpërmjet aparatit celular.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com