Kryeministri Rama tha se progres-raporti i KE-së ka vlerësuar me nota pozitive punën e Shqipërisë, teksa vuri në dukje edhe problematikat e tij.
“Kush e njeh historinë e shtetit shqiptar dhe kthen kokën deri në vitin 2016, kur mori jetë reforma në drejtësi, kupton rëndësinë që ka ky raport. Raporti po ashtu vlerëson vonesën në gjykata, çështjet e korrupsionit, po kështu raporti ngre shqetësime serioze për funksionimin e institucioneve demokratike, lirinë e medias dhe mbrojtjen e mjedisit. Ai trajton edhe protestat e kohëve të fundit, duke vendosur gishtin te plagët e dhunës.
Kurse dialogu vlerësohet si dhuna, ku duhet të angazhohemi të gjithë seriozisht. Asnjë konstatim i progresraportit nuk mund të anashkalohet. E drejta për protestë duhet garantuar dhe dhuna duhet anashkaluar. Ndërsa dialogu është një etikë për bashkëjetesën demokratike dhe mazhoranca jonë e ka për detyrim që ta garantojë këtë”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
LIVE TV – Progresraporti/ Rama: Fati europian është në duart tona, detyrë e qeverisë të garantojë dialog për protestat! Ambasadorja e BE: Korrupsioni sfidë reale










