3 italiane vjedhin byzylykun me diamante në argjendarinë në Vlorë, VIDEO nga momenti kur 2 hutojnë shitësen, tjetra e fut në xhep! Arrestohen në port teksa po largoheshin

3 vajza italiane kanë vjedhur një byzylyk me diamante në një argjendari të Vlorës. Ato kanë hyrë së bashku në argjendari dhe teksa provojnë disa  byzylykë në një moment dy prej tyre hutojnë shitësen dhe vajza tjetër e fut në xhep një nga byzylykët.

Vlera e byzylykut me diamante ishte tejet e lartë dhe u zbulua vetëm pas ikjes së tyre nga dyqani. Pas vjedhjes pronari i dyqanit e ka denoncuar në polici ku është bërë e mundur dhe identifikimi i 3 italianeve.

Ato u kapën teksa po largoheshin nga porti i Vlorës, ku janë ndaluar në terminal ndërsa pas marrjes në pyetje pranuan autorësinë e vjedhjes.

3 vajzat kishin mbërritur në Vlorë para disa ditësh, ndërsa do të përballen me akuzën e vjedhjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bariu: 15/03/2022 20:50

    .....ja pa nje here dhija deles

    Përgjigju
  • Pano: 15/03/2022 19:17

    Italianet i kemi vellezer. Hajdutet e tyre i duam sa hajdutet tane.

    Përgjigju
  • ita: 15/03/2022 18:57

    Budallaqet sikur nuk shofin qe ketu ka telecamera edhe ne hale, hajt kujdes per here te tjera, duhet te falen sepse jemi ne borxhe me vjedhje me Italin,shendet

    Përgjigju
  • Valter: 15/03/2022 16:08

    He...kjo eshte lajme..se qe vjedhin,mashtrojne shqiptaret kjo kurr nuk ka qene lajme..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë