TIRANE - Ministrja Majlinda Bregu që mori pjesë të komitetin e katërt të MSA në Bruksel ka ripërsëritur vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të kaluar 3 ligjet në referendum nëse PS s’jep konsensusin e saj. “Në rast se interesi i qytetarëve shqiptarë është në shumicë absolute pro integrimit, pro anëtarësimit në BE, atëherë ne jemi të detyruar sikurse duhet të ishte dhe opozita, të ndjekim interesin e qytetarëve ndaj dhe po shkojmë drejt referendumit.
Por në rastin më të parë, kur opozita do të ndërrojë mendje për të votuar tre çështjet e mbetura pezull ne jemi gati të largohemi nga referendumi dhe t’i japim zgjidhje kësaj çështje në parlament, siç do të kishte qenë dhe zgjidhja ideale”, deklaroi Bregu për mediat.
Njëherësh ministrja e integrimit nuk ka munguar të komentojë dhe zgjedhjet, duke paralajmëruar sipas saj humbjen e Ramës. “Ajo që unë s’mund të garantoj e s’mund të them sot është që humbësi i zgjedhjeve të 2013, pra kryetari i opozitës mund të ndryshojë qëndrimin e tij. Unë s’ja largoj dot atij frikën.
Se bëj dot as unë personalisht, as kjo qeveri e nuk e bën dot as ndonjë nga përfaqësuesit e KE. Nuk e bindim dot të mos ketë frikë për proçesin zgjedhor e të mos ketë frikë të njohë rezultatin e zgjedhjeve”, është shpprehur Bregu në Bruksel, duke dhënë garanci për zgjedhje të lira.
Ndërkohë ajo ka nënvizuar se ka pasur progres në lidhje me luftën kundër krimit. “Lufta kundër krimit të organizuar, është një nga prioritetet që na bën të ndjehemi vërtetë më krenarë.
Po kështu, të gjitha arritjet e tjera në luftën kundër korrupsionit janë prezantuar sot e janë vlerësuar nga pala evropiane”, tha Bregu. Për të cilën dhe ekonomia shqiptare shmangu krizën që pushtoi botën.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.032013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com