3 linjat kryesore të urbanëve në Tiranë do transformohen, Gjermania jep 50 milionë euro për përmirësimin e kushteve të tyre

3 linjat kryesore të urbanëve në Tiranë do transformohen, Gjermania jep 50 milionë euro për përmirësimin e kushteve të tyre

Tre linjat kryesore urbane dhe me ngarkesën më të madhe të udhëtareve në Tiranë, ajo e Unazës, Tiranës së re dhe Kombinat-Kinostudio do të jenë pjesë e projektit 'Transporti i Gjelbër i Tiranës' ku synohet një sistem më i shpejt autobusësh dhe përmirësim të kushteve të transportit urban në kryeqytet.

Kjo do të mundësohet nga një investim prej 50 milionë eurosh i Gjermanisë, e cila ditën e sotme ka nënshkruar me Shqipërinë marrëveshjen për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Gjermane përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se ky financim do të u jap zgjidhje disa nga problematikave që hasen në tre korridoret kryesor të kryeqytetit.

"Gjermania dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare për financimin e projektit ‘Transporti i Gjelbër i Tiranës‘ në shumën e 50 milionë eurove. Projekti, bazohet mbi një studim të thelluar fizibiliteti për një sistem të shpejtë autobusësh në Tiranë, duke u përqendruar në problematikat që hasen në tre korridoret kryesor të kryeqytetit, përkatësisht linja lindje-perëndim nga Kinostudio në Kombinat, Unaza (unaza e tretë e Tiranës) dhe Tirana e Re (pjesa qendrore dhe perëndimore e qytetit) dhe ka si objektiv kryesor promovimin e një shërbimi transporti urban në Tiranë që të jetë si miqësor me mjedisin dhe klimën ashtu edhe i besueshëm dhe i përballueshëm për qytetarët e kryeqytetit", shkruan ambasada gjermane

 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reni: 06/05/2021 07:30

    Sillu autobusat se po u dhe leket i futen nga nje boje atyre qe kane dhe ec....

    Përgjigju
  • Tirana: 05/05/2021 22:59

    Ishalla nuk kane fatin e autobuzave elektrik qe na tha lali Eri

    Përgjigju
  • Niku: 05/05/2021 21:45

    Ne tgjithe qytetet europiane sistemi sherbimit urban qytetas eshte ne pronesi te komunes ose bashkise, ndersa tek ne jane linja private dhe se di per cfare duhen kto 50 milione € kur gjithcka eshte ne dore te privatit. Deklarohet per studim te thelluar te fizibilitetit por mduket se kto qe kane hartuar projektin skane shkelur kurre ne Tirane, me rruget pa sistem, me rruge pa parkingje, me rruge te ngushta dhe korsi idjote bicikletash te ndertuara pa plan studim qarkullimi. Investimet mirese te vijne por ne dobi te shtetit dhe komunitetit dhe jo privatit dhe per me shume duhet kuptuar ndryshimi dhe ngjashmeria midis Tiranes dhe Khandaharit

    Përgjigju
  • Arturi: 05/05/2021 21:38

    Janë forma kredie o njerëz, s'po falin gjë, ne do i paguajmë të gjitha, kokërr më kokërr, plus interesat.

    Përgjigju
  • Latif: 05/05/2021 20:44

    Kto jane linja qe operohen nga privati. Cfare investimi konkret do beje se spo e kuptoj?

    Përgjigju
  • LORA: 05/05/2021 19:25

    Lajm i bukur. FALEMINDERIT Gjermanise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë