3 mënyra të thjeshta për të përmirësuar jetën tuaj seksuale sipas një trajnereje seksi

3 mënyra të thjeshta për të përmirësuar jetën tuaj seksuale sipas një trajnereje seksi

Foto ilustruese

Zoë Kors është një trajnere seksi, gjithashtu ka punuar edhe si kryeredaktore për revista Wellness. Puna e saj fokusohet intimitetin mes çiftit dhe përmirësimin e një marrëdhënieje dashurie. Në një artikull të fundit, ajo tregoi përvojën e saj personale për martesën dhe sesi arriti të ringjallë “flakën” e pasionit në jetën e saj.

“Kur isha 20 vjeç e gjeta veten në një martesë pa seks. U martova me një burrë që e doja shumë. Ai ishte i dashur, i ëmbël dhe i butë, por ideja se mund të bëja seks me të më bëri të dridhem, jo në një mënyrë të mirë. Në fund, ne u ndamë. Ajo që më mungonte dhe nuk mund ta kompensoja në asnjë mënyrë ishte se nuk e kuptoja faktin që marrëdhënia ime emocionale me burrin ndikonte edhe në kontaktin tonë fizik. Vazhdova të pyesja veten se si një grua e re, me dëshirë për jetën dhe dashurinë për burrin e saj, nuk ishte në humor për seks. Ky mendim më shtyu të filloja udhëtimin tim për të eksploruar seksualitetin.

Tani, pasi kam punuar shumë për veten time dhe duke bërë seanca me mijëra çifte dhe individë, mund të ndaj më lehtë me ju tre sekretet që do ta ndihmojnë jetën tuaj të dashurisë të rifitojë shkëlqimin e humbur.

Orgazma nuk është qëllimi i seksit
Sigurisht, orgazma është një përvojë e mrekullueshme. Nëse të gjithë do ta përjetonin më shumë, me siguri bota jonë do të ishte një vend më i mirë. Megjithatë, kur mendojmë se qëllimi i vetëm në seks është orgazma, humbasim mundësinë për të përjetuar të gjitha kënaqësitë e tjera që ai sjell. Zakonisht u kërkoj klientëve të mi të bëjnë çfarëdo tjetër që bëjnë dhe kënaqen gjatë seksit, por jo orgazmën. Kështu ata zbulojnë pjesën tjetër të elementeve të bukura të procesit. Kam vënë re se kur ngadalësojmë shpejtësinë dhe i japim trupit tonë një shans për të përjetuar gradualisht çdo fazë të kënaqësisë së seksit, ne lejojmë trurin tonë të përpunojë çdo moment.

Zbuloni dhe mësoni trupin tuaj
Kur bëhet fjalë për seksin , njohuria është fuqi. Në ditët e sotme, ka një ka mjaftueshëm literaturë dhe shumë burime për t'u informuar siç duhet për fiziologjinë tonë. Përtej asaj që mund të mësojmë se si të kalojmë mirë, mund të mësojmë edhe për trupin tonë. Kur klientët e mi ndihen të pafavorizuar nga përvojat e tyre të pakta seksuale, unë i inkurajoj ata të angazhohen me veten dhe trupin e tyre. Zbuloni vetë se çfarë ju pëlqen dhe më pas ndajeni me partnerin. Aftësia jonë për t'u lidhur me tjetrin bëhet edhe më e madhe kur e dimë se për çfarë po flasim - në këtë rast, trupi ynë dhe potenciali i tij.

Programi i seksit ndihmon
Sigurisht, seksi spontan, të cilin shpesh e shohim të ndodhë në produksionet filmike, ka hijeshinë e tij, por jeta jonë nuk është një film hollivudian. Kur përgjegjësitë bëhen më të shumta dhe jeta futet në ritme të tjera, seksi spontan zvogëlohet ose nuk ndodh fare. Burri im i dytë dhe unë e zgjidhëm këtë problem duke planifikuar seksin tonë. Nuk është se ne nuk bëjmë fare seks spontan. Në thelb ne krijojmë qëllimisht mundësi që kjo të ndodhë. Dhe nëse mendoni për këtë, a nuk bëjmë të njëjtën gjë në fillim të marrëdhënies? Ne po kërkojmë kohë për të kaluar me njëri-tjetrin. Ne presim me ankth se kur do të shihemi sërish, bëjmë plane, përgatitemi, madje fikim celularët për t'u fokusuar te partneri. Kjo është pikërisht ajo që bëj me burrin tim prej shumë vitesh. Ne nuk ndalemi së treguari njëri-tjetrit se kujdesemi dhe duam që marrëdhënia jonë të ekzistojë edhe seksualisht”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI