TIRANË- Që prej 15 tetorit të vitit 2020, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi mbajtjen e maskës me detyrim, si në ambientet e jashtme, por edhe në ato të brendshme. Aktualisht jemi pothuajse 3 muaj më pas dhe në një vëzhgim që Report Tv ka realizuar shihet qartë që kjo gjë, pra mbajtja e maskave është neglizhuar.

Disa nga qytetarët shprehen se është ditë me shi dhe nuk është e nevojshme mbajtja e maskës.

“Nuk është shumë logjike fakti që duhet të mbash maskë në rrugë. Fakti që unë s’kam njëri afër në këtë moment do të thotë që se dhe rreziku për të marrë koronavirusin është shumë i ulët dhe prap së prap nuk është logjike që të rrish në një kafene ose në restorant të heqësh maskën dhe duke ecur në rrugë sidomos në ditë me shi kur je vetëm me çadër dhe duhet të mbash maskën”, shprehet një qytetar.

Disa nga qytetarët maskën e mbajnë në xhep, disa të tjerë e mbajnë në formë aksesori pasi i frikësohen gjobës.

“E kam maskën në xhep”, shprehet një qytetare.

“E kam këtu (poshtë mjekrës”, tregon një tjetër i cili sapo zbriti nga autobusi.