3 muaj pa marrë pagat, punonjësit e një fasoneri në Shkodër ngrihen në protestë: Pronari ka mbyllur fabrikën dhe s'na ka dhënë asnjë përgjigje

Punonjësit e një fasonerie në Shkodër janë ngritur në protestë ditën e sotme, duke pretenduar se kanë 3 muaj pa marrë rrogat. Ata shprehen se pronari ka mbyllur në shtator dhe se nuk u ka dhënë asnjë përgjigje deri sot.

Ata kanë pa marrë pagën e muajve korrik, gusht dhe shtator. Sipas punonjësve i janë drejtuar edhe policisë, por nuk i është pranuar denoncimi, teksa theksojnë se tashmë i janë drejtuar edhe prokurorisë.

“Kërkojmë vetëm paratë tona që na takojnë, nuk duam asgjë tjetër”, thotë një prej tyre.

“Ne kemi punuar dhe nuk jemi paguar, madje nuk kemi marrë as ditët e pushimit që na takojnë me ligj dhe nuk janë paguar as sigurimet shoqërore e shëndetësore”, shprehet një tjetër.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë