TIRANE, 3 Shkurt /ATSH/- Ekspertë të Bankës së Shqipërisë do të zhvillojnë te merkuren prezantimin e Raportit të Politikës Monetare për tremujorin e katërt të vitit 2014.
Sipas njoftimit për shtyp nga Banka Qendrore, kjo është mbledhja e parë, ndonëse e përmuajshme, që ekspertë të Bankës së Shqipërisë, do të zhvillojen me gazetarët e ekonomisë në ambientet e rikonstruktuara të BSH-së, godina kryesore tek sheshi Skënderbej.
Në kushtet e presioneve të larta inflacioniste, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë politika të kujdesshme monetare që kanë bërë të mundur uljen të normave afatgjatë të interesit, duke ruajtur shëndetin bankar në vend, duke krijuar shtyllat për rritje ekonomike.
Banka e Shqipërisë uli në mbledhjen e fundit të saj, më 28 janar 2014, nomën bazë të interesit per lekun me 0.25 pikë përqindje, duke e zbritur atë në nivelin 2 për qind. Ndërsa Raportit të Politikës Monetare për tremujorin e katërt të vitit 2014, do të paraqesë në detaje ecurinë e treguesve ekonomik për këtë periudhë që diktuan relativisht këtë vendimarrje të Banksë Qendrore. e,xh/f.n/










