LOZANE-Ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm beteja e fundit për ndeshjen e 14 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë. Delegacioni shqiptar pret drejtësi në CAS pra Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë pas drejtësisë së munguar nga organet e UEFA-s.
Seanca dëgjimore filloi rreth orës 8 të mëngjesit dhe kanë dëshmuar kapiteni Cana dhe trajneri De Biasi. Kjo seance dëgjimore në CAS do jetë maratonë pasi po sot do dëgjohen edhe zyrtarët serbë përfshi edhe kapitenin e kombëtares Ivanovic.
Më pas të thërritur nga pala shqiptare, do të flasin para gjykatës ekspertë të të mirënjohur dhe nga më të zotët në arenën Ndërkombëtare.
Në delegacionin shqiptar, duke nisur që nga ekspertët, Presidenti i FSHF, Duka dhe gjithë stafi kanë shfaqur besim të madh për të fituar çështjen në Gjykatën e Lozanës edhe pse nuk pritet që organi më i lartë i drejtësisë sportive të marrë një vendim që këtë të premte.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com