3 policë të rënë në krye të detyrës do prehen në ‘Varrezat e Dëshmorëve’! Vëllai i Artan Cukut: Fitoi shumë beteja me krimin por shteti nuk ka bërë ende drejtësi

TIRANË- Tashmë prehen në varrezat Dëshmorët e Kombit. Tre oficerë të policisë rënë në detyrë, Artan Cuku, Elham Elezaj dhe Rufan Hakrama, u përcollën me ceremoni nderimi në Varrezat Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Familjarët e tyre që kërkuan zhvarrosjen nga Sharra dhe Tufina, ndanë disa fjalë për kontributin e veçantë të heronjve.

“Jini krenarë për uniformën e policisë së shtetit. Mbajeni me dinjitet, mos e ndotni atë për asnjë lloj arsye. Për atë uniformë është derdhur gjak i pafajshëm. Tani dhe kolegët e tij që prehen këtu i dhanë gjithçka, lavdi dëshmorëve të atdheut”, tha vëllai i Artan Cukut.

“E përjetoj me emocion këtë vlerësim të madh dhe të merituar që po u bëhet sot heronjve tanë, Jam sot këtu me mesazhin e qartë: Shoqëria ynë ka detyrim të madh për të kujtuar me respekt dhë të përcjellë historinë e shokëve dhe kolegëve tanë të Policisë së Shtetit, të cilët me trimëri dhe vetëmohim. Për të përmbushur me sukses detyrën e morën vdekjen me vete dhe i dhanë asaj gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre”, tha Miku i Elham Elezaj.

Një Memorial për 225 Dëshmorët e Policisë. Në  Ditën e Dëshmorëve të Atdheut  u përkujtua akti sublim i punonjësve të Policisë të vrarë për shkak të detyrës.

“Me këtë memorial vendit i shtohet edhe një tjetër vepër kujtesës kombëtare”, tha Nano.

Kyrbashkiaku Erion Veliaj foli për kontributin e Bashkisë në financimin e kësaj vepre.

“Për këta rojtarë të së mirës që dhanë jetën e tyre me vjen shumë mirë që bashkia e dha kontributin e saj”, u shpreh Veliaj.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi garantoi kujdes për të gjithë familjarët e të rënëve.

“Pagë për çdo fëmijë nën moshën 18-vjeç, shkollim deri në nivelin master. Një punë pasi të ketë mbaruar shkollën dhe pasi të ketë mbushur moshën nëse nuk do të ketë dëshirë të vazhdojë shkollën”, tha Çuçi.

Vrasja e Elham Elezaj

Në 9 korrik të vitit 1998 Forcat RENEA u njoftuan se një person kishte marrë peng pjesëtarët e një familje, mes të cilëve gra dhe fëmijë. Pengmarrësi, Gëzim Kërçuku, ishte polic i objekteve. Familja që mori peng, i kishin lënë motrën ditën e dasmës. Më 9 korrik, Elham Elezi ishte i gatshëm, ishte dita e fundit në atë detyrë, pasi ishte emëruar shef komisariati në Sarandë, më 10 korrik do të paraqitej në detyrën e re. Kolegët rrëfejnë se Elhami shkoi në aksion pa antiplumb, u bashkua me kolegët dhe rrethuan godinën në zonën e Oxhakut në Tiranë, një shtëpi e pabanueshme. Operacioni zgjati, derisa ra nata, pengmarrësi nuk iu përgjigj thirrjeve për tu dorëzuar dhe ka qëlluar me armë. Ishte fshehur pas një lavatriceje, dhe në mungesë të ndriçimit, ka qëlluar duke lënë të vdekur Elham Elezajn.   Elham Elezaj ka marrë pjesë në disa prej operacioneve më të vështira të vitit 1997, duke veçuar aksionin që pasoi masakrën e Cërrikut, ku u vranë 6 gardistë. Elham Elezaj mbahet mend si efektivi që arrestoi kryebanditin Zani Çaushi. Humbi jetën në moshën 29-vjeçare.

Vrasja e Artan Cukut

Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë në hyrje të liqenit artificial në 8 prill të vitit 2017.  Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se shkak i vrasjes së ish-komisar Artan Cukut është hakmarrja, pasi në kohën që ai mbante postin e drejtorit të policisë Vlorë, rihapi një vrasje të bujshme në këtë qark dhe vuri në pranga vrasësin Bledar Jambelli, i cili çuditërisht u lirua më pas nga gjykata. Artan Cuku është shpallur "Dëshmor i Atdheut" më 9 Prill 2019, titull që iu dorëzua bashkëshortes së tij nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 05/05/2022 17:56

    Nuk duhet te jet cuku deshmor se nuk ka dhen asnj kontribut ..per zotin turp cuku ishte bandit..

    Përgjigju
  • Titin: 05/05/2022 16:41

    Po eshte e vertete. Per kete Cukun. Se marr vesh ca merita ka ky njehere! Asgje nuk kam personale,le qe nuk ka qe ne detyre njehere,ka qen pa pune. Dhe thone u vra ne krye te detyres. Ky bashke me grupin e ciftelise kushedi sa ton kan cuar neper evrope,plus ka vrare ne zyre tjetrin. Te tjeret kane bere punen,keta i marrin meritat. Ka te drejte komentues Cuku.

    Përgjigju
  • Cuku: 05/05/2022 15:21

    Ca drejtesie do o vlla, po dhe kaq sa bene turp eshte se sishte per hero as ky as azam hajdar kriminelii qe u vra me pistolete me silenciator ne dore dhe shume tjere, Eshte nje turp i vertete! Tan cuku ka vra e torturu me dore te vete, Vrau djalin e ri brenda ne zyre te komisariati4 Me pistoleten e punes dhe e klasifikuan si vetvrasje! Po shume e kane zgjat si ky dhe Dritaan Lame, Se i njohin te gjithe ca kane bo, dhe shume pak po i bejne ktyre shefave Kriminela te poshter pa shpirt dhe te korruptuar. Jepe shkrimin se jane te gjitha te verteta, pyesni ku te doni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja