...
Një sulm i armatosur në një lokal pranë stadiumit "Elbasan Arena" i mori jetën tre personave, ndërsa 8 të tjerë mbetën të plagosur, tre prej të cilëve në rrezik për jetën në spitalin e Traumës. Atentati i cili deri më tani dyshohet se ka motiv hasmërinë për krime të viteve më parë, që prej '97-ës, ndodhi rreth orës 19:54 të mbrëmjes të së mërkurës (3 shkurt) në lokalin e kompleksit "Univers" në Elbasan në pronësi të familjes Çapja. Mendohet se shënjestër e atentatorëve ishin pikërisht anëtarët e fisit Çapja, njëri prej të cilëve mbeti i vdekur në vend. Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli mbetën viktima të breshërive të armëve automatike u lëshuan drejt derës kryesore të lokalit dhe dritareve, nga autorë ende të paidentifikuar. Të plagosurit, disa prej të cilëve kanë lidhje fisnore mes tyre, janë Ardian Zharri, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar Reshka, Florenc Çapja, Arnold Çapja dhe Erdis Sulku.
Tre mendohet të kenë qenë autorët e atentatit të cilët dyshohet se ishin të kamufluar me rroba ushtarake apo uniforma policie. Sipas burimeve të policisë autorët i kishin ndjekur prej dy ditësh viktimat e tyre, ndersa para se te qellonin me arme sipas deshmitareve, ata thirren: Policia! Pasi kanë lëshuar breshërinë e plumbave drejt lokalit, autorët janë larguar menjëherë me nje makinë gri, ndërsa policia ka ngritur postblloqe në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit për të mundësuar kapjen e tyre.
Gjashtë prej të plagosurve u transportuan me një helikopter Cougar të Ministrisë së Mbrojtjes cili u ul në brendësi të stadiumit "Elbasan Arena" për t'i transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas mjekëve, tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën, pasi kanë marrë plumba në kokë, gjymtyrë, e kraharor. Dy të tjerë janë duke marrë mjekim në spitalin e Elbasanit, pasi gjendja e tyre shëndetësore është më e mirë.
Për kapjen e autorëve janë angazhuar edhe forcat speciale RENEA, FNSH e Tiranës dhe FNSH e Fierit. Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, drejtori i Policisë së Shtetit dhe Ardian Çipa i Krimeve të Rënda, mbërritën mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan, ndërsa ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ndoqi nga afër gjendjen e të plagosurve në Spitalin e Traumës.
FOTO viktimat e te plagosurit
capja" src="http://www.shqiptarja.com/foto/212889_1.jpg" style="border-width: 0px; border-style: solid; margin: 7px; width: 620px; height: 298px;" />
( Viktimat Eno Bedali, Ardit Sinakoli dhe Agron Çapja )
( Djathtas viktima Agon Çapja dhe majtas i plagosuri Arnold Çapja )
( Viktima Eno Bedalli )
(I plagosuri Arnold Çapja)
I plagosuri Florenc Çapja (me blu)
Hasmëria mes fiseve
FOTOT nga lokali
Viktimat
Agron Çapja, 50 vjeç, banues në Elbasan
Ardit Sinakoli , 27 vjeç, banues në Elbasan
Eno Bedalli, 38 vjeç, banues në Elbasan
Gjithashtu kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë:
Ardian Zharri, 45 vjeç banues në Elbasan
Fejzulla Çapja, 58 vjeç, banues në Elbasan
Ferit Muca, 42 vjeç banues në Elbasan
Luan Muca, 47 vjeç ,banues në Elbasan
Bujar Rreshka, 40 vjeç banues në Librazhd
Florenc Çapja, 35 vjeç banues në Elbasan
Arnold Çapja, 23 vjeç, banues në Elbasan
Erdis Sulku, 33 vjeç, banues në Elbasan
U sekuestruan:
2 armë zjarri automatik model 56, me një krehër pa fishekë
Një automatik model 56 ,me një krehër pa fishekë
1 kreher automatiku model 56, me 26 fishekë
65 gëzhoja model 56 ,me kapsolla të goditura
3 predha kalibër 7,62mm.
Te GJITHA zhvillimet per masakren, ore pas ore
Data 4 shkurt
Ora 11:17 Tre nga të plagosuri, në rrezik për jetën
Nga informacionet më të fundit pranë spitalit të Traumës ende vijon e rëndë gjendja për tre të plagosur Bujar Reshka, Luan e Ferit Muça është e rëndë për jetën ,ndërkohë që Florenc dhe Arnold Çapja janë në gjendje më të stabilizuar. Një prej tyre pritet ti nënshtrohet një rezonance magnetike për shkak të plagëve të shumta të marra në disa pjesë të trupit.Ndërkohë 2 të tjerë janë jahshtë rrezikut për jetën por ndodhen në spital.Vetëm një ka mundur të dalë nga spitali dhe po merret në pyetje nga policia duke e lënë numrin e të plagosurve tek spitali i Traumës në 5. Sipas familjarëve që ndodhen në spital kjo ka qënë një ngjarje e papritur dhe jashtë kamerave ata thonë se e dinë kush ka qëlluar por nuk prononcohen.
Ora 11:00 Gjendet arma e trete e vrasjes se trefishte
Një armë e tretë është gjetur nga policia që dyshohet se është përdorur nga autorët e masakrës së mbrëmjes të së mërkurës në Elbasan. Rreth 500 metra larg lokalit ku u lëshua breshëri automatiku e ku humbën jetën tre persona, policia gjeti një kallashnikov. Arma e zjarri dyshohet se është hedhur pranë shinave të trenit nga autorët e vrasjes së trefishtë.
Ora 08:30 Gjendet dy automatike dhe 65 gezhoja, 46 te shoqeruar
Gjatë gjithë natës Forcat Renea, FNSH dhe Policia e Elbasanit kanë ushtruar dhjetra kontrolle në banesa, në Elbasan, Peqin, Cërrik, Librazhd e Gramsh.
Gjithashtu janë kontrolluar në akset rrugore e në qytete automjete të dyshuara që mund të lëviznin autorët.
Janë krehur me këmbë zona koodrinore e fushore ku dyshohej se mund të fshihenin autorët apo mund të kishin braktisur makinën.
Si dhe janë kontrolluar mbi 150 garazhe makinash në hyrje të pallateve.
Janë shoqëruar për verifikim 46 shtetas.
Ndërkohë grupi hetimor ka sekuestruar në vëndin e ngjarjes :
- 2 armë zjarri automatik që dyshohet se i kanë lënë në vëndngjarje autorët e krimit,
- dy krëhëra pa fishekë
- një krëhër me 26 fishekë
- 65 gëzhoja
Data 3 shkurt
Ora 00:30 18 te shoqeruar
Dhjetra kontrolle te policise po vijojne per te mundesuar kapjen e autoreve. Deri tani jane shoqeruar 18 persona per verifikim. Kontrolle po zhvillohen ne Elbasan, peqin dhe Librazhd, por edhe akset rrugore te qarkut te Elbasanit.
Ora 23.15 Ministri Tahiri mbërrin në Elbasan
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë në Elbasan, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak orë më parë në kompleksin “Univers”.
Po ashtu në Elbasan ndodhet edhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako. Ndërkohë forcat speciale RENEA dhe FNSH kanë nisur kontrolle në banesa dhe akse rrugore, në kërkim të autorëve të krimit. Deri tani janë shoqëruar mbi 40 persona.
Ora 23.00 Drejtori i Traumës: 3 nga 6 të plagosurit në rrezik për jetën
Drejtori i Spitalit të Traumës, Gjovalin Bushi tha se nga 6 të plagosurit, 3 prej tyre janë në rrezik për jetën. Ai tha se ata mund t’i nënshtrohen nje ndërhyrjeve kiurgjikale, ndërsa 3 të tjerët janë në gjendje më të mirë shëndetësaore. Të plagosurit kanë marrë plagë të shumta në gjymtyrë, krahaor e kokë. Sakaq i pranishëm në spital është edhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Ora 22.20 Mbërrin helikopteri me 6 të plagosurit
Ka mbërritur pranë Spitalit të Traumës, helikopteri Cugar me 6 te plagosurit. 2 prej tyre jane ne rrezik per jeten. Te plagosurit kane marre plage kryesisht ne gjymtyret e poshte.
Video - Mberritja e te plagosurve ne Spitalin e Traumes
Ora 22:20 Helikopteri Cougar i Ministrise se Mbrojtjes transporton te plagosurit nga "Elbasan Arena"