'3 Tetori', Dita e Bashkimit gjerman festohet në kohë krize

'3 Tetori', Dita e Bashkimit gjerman festohet në kohë krize

Kryeministri i landit të Tyringjisë, Bodo Ramelow

Ceremonia kryesore festive për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë zhvillohet këtë vit në Erfurt. Në festimet e përvjetorit të 32-të bashkimit gjerman merr pjesë presidenti gjerman, Steinmeier dhe kancelari, Olaf Scholz.

Në kuadër të festimeve për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, 3 Tetor, që këtë vit kujtohet nën hijen e luftës në Ukrainë dhe krizës aktuale të energjisë dhe çmimeve në Gjermani, mjaft politikanë kanë bërë thirrje për ruajtjen e unitetit shoqëror në vend dhe mbrojtjen vendosmëri të lirisë dhe demokracisë.

Këtë 3 Tetor festimet zhvillohen në Erfurt me një ceremoni ku merr pjesë edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari, Olaf Scholz, presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas, kryeministri i landit të Tyringjisë, Bodo Ramelow e politikanë të tjerë të nivelit të lartë e personalitete nga jeta publike. Tradicionalisht festimet qendrore për 3 Tetorin i zhvillon ai land gjerman, që mban edhe postin e presidentit të Dhomës së Landeve. Para ceremonisë qendrore përfaqësues të federatës dhe landeve zhvillojnë një meshë kishtare në Katedralen e Erfurtit. Kurse në një festë qytetare ku prezantohen të 16 landet gjermane janë të ftuar të gjithë qytetarët.

Të marrë fund ndarja e brendshme

"Bashkimi Gjerman është një dhuratë për ne të gjithë" është shprehur kryetarja e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey në përvjetorin e 32-të të bashkimit gjerman. "Pas fundit të Luftës së Ftohtë dhe rënies së Murit të Berlinit si një rast unik fatlum i historisë, vendi ynë, Europa dhe e gjithë bota u zhvillua për mirë." Këto arritje duhen mbrojtur, ka thënë Giffey. Kurse kreu i grupit parlamentar të CDU, Kai Wegner e quajti 3 Tetorin një ditë gëzimi për Gjermaninë. "Nga një qytet i ndarë është bërë një metropol dinamik dhe i hapur ndaj botës", tha Wegner. Ndarja e Berlinit ka marrë fund, tani duhet të përfundojë ndarja e brendshme, ka thënë kreu i grupit parlamentar të CDU, i cili ka kërkuar që "në krizën e çmimeve të energjisë duhet të qëndrojmë së bashku si popull". "Ne duhet ta mbrojmë së bashku mirëqenien që e kemi krijuar së bashku që nga Rënia e Murit dhe të ruajmë të ardhmen."

Krizën aktuale të energjisë kryeministrat e landeve lindore gjermane në ditën e bashkimit gjerman e shikojnë me rrezik për sukseset e arritura në rindërtimin e lindjes gjermane. Kryeministrat e landeve të Saksonisë-Anhalt, Rainer Haseloff, CDU, ai i Brandenburgut, Dietmar Woidke, SPD kanë kujtuar shqetësimet e shumë gjermanolindorëve para humbjes së asaj që është ngritur me mundim këto tre dekada dhe kanë bërë thirrje për ruajtjen e unitetit shoqëror ne Gjermani. §Shumë gjermanolindorë i kanë para sysh ndryshimet e mëdha strukturore të viteve 90-të që sollën papunësi të madhe. "Prandaj është e qartë që situata e tanishme shihet me shqetësim të madh, shumë vetë kanë frikë se do të humbasin gjithçka kanë ndërtuar këto tre dekada." Haseloff ka thënë se lufta në Ukrainë rrezikon edhe sukseset e arritura në lindjen gjermane./DW

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj