Me kërkesë të SPAK, 3 të dënuarit Redjan Rraja, Fatmir Pjetri dhe Aleksandër Llanaj izolohen për 1 vit në regjimin '41-bis'

Me kërkesë të SPAK, 3 të dënuarit Redjan Rraja, Fatmir Pjetri dhe Aleksandër Llanaj izolohen për 1 vit në regjimin '41-bis'

Fatmir Pjetri dhe Aleksandër Llanaj

TIRANË- Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri e Redjan Rraja janë izoluar në regjimin ’41 bis’. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, teksa bëhet e ditur se 3 të dënuarit do të qëndrojnë në regjimin e posaçëm për një periudhë 1 vjeçare. Kërkesa është bërë nga SPAK, e ndërsa ka marrë miratimin edhe nga Ministria e Drejtësisë, teksa nuk dihen motivet që kanë çuar deri në marrjen e e këtij vendimi.

Llanaj, Pjetri dhe Rraja do t'i bashkohen kështu grupit tjetër të të dënuarve që prej kohësh janë në qelitë e izolimit dhe bëhet fjalë për Arbjon Alikon, Genci Ballën, Emiljano Shullazin, Blerim Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Zelën dhe Endrit Qyqjen.

Kush janë 3 të dënuarit që sot u izoluan në regjimin '41-bis'?
Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal 'Babagjyshët' të cilët gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete. Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet. Fatmir Pjetri pas arrestimit në Holandë në 24 nëntor të 2017 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Ai u rikthye në vëmendje pas tentativës së bujshme për arratisje nga 313-ta së bashku me Arbër Cekaj.

Aleksandër Llanaj është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në prill të viti 2015 në Vlorë e dhe është dënuar me burgim të përjetshëm e më pas me 35 vite burgim nga të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri. Një zënkë mes të disa të rinjve pas një feste ditëlindjeve përfundoi me atë që konsiderohet “masakra e Çoles”, me tre të vdekur e tre të dënuar me burgime të gjata, njëri me të përjetshëm dhe dy të tjerë me nga 35 vjet. Në 7 Prill 2015, pas një konflikti të armatosur, mbeten të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj. Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Në Tetor 2017, tre anëtarë të familjes Llanaj plagosen në zonën e Transballkanikes, pranë qendrës së Vlorës. Shënjestra ishte Ferdinand Llanaj, vëllai i të dënuarit përjetë asokohe, Aleksandër Llanaj. Bashkë me Ferdinandin, në këtë atentat plagoset edhe djali i tij 8-vjeçar, si edhe miku i familjes, Dritan Begaj. Familja e Aleksandër Llanajt prej vitit 1998 ka një histori konfliktesh dhe hakmarrjeje që nisin nga një zinxhir vrasjes në Selenicë.

Ndërkohë, Redjan Rraja është në gjykim nga GJKKO lidhur me atentatin në vitin 2019 ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku akuzohet për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal,.vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal.

Çfarë është regjimi i posaçëm '41-bis'
Ligji për regjimin e posaçëm njohur si "41-bis" i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi "41-bis" është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tano karidi: 22/11/2021 22:20

    Keshtu e duan te gjith keta po te lojn nje vit vetem.. dhe emrin e vet nuk kan me majt mo mend.. bravo por duhet perte gjith ato qe kan vrare .

    Përgjigju
  • Rea: 22/11/2021 21:47

    Pse jo edhe Dajti ne 41 bis"

    Përgjigju
    • Berlusconi: 24/11/2021 01:43

      Po cfare ju ka ber Dajti ju? Nqs ju je sa 20 % e Dajtit e edukuar nuk do ishe duke dhen kete koment

    • Agjenti: 23/11/2021 12:46

      Dajti rrezik lirohet mbas disa vjetesh. Pune muti perfundimisht

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, parashikimi i motit për këtë javë