3 vëllezërit,që dyshohet se janë
planifikuesit e sulmeve në Paris

3 vëllezërit,që dyshohet se janë<br />planifikuesit e sulmeve në Paris
Sulmet terroriste në Paris janë organizuar me ndihmën e tre vëllezërve francezë që jetonin në Belgjikë, thonë autoritetet.

Autoritetet franceze kanë shpallur në kërkim Salah Addeslam, 26 vjeç dhe e përshkruan atë si të rrezikshëm. Policia paralajmëron njerëzit që të mos ndërhyjnë në asnjë rrethanë për të ndalur të kërkuarin.

Nga ana tjetër, autoritetet belge thonë se vëllai i tij Ibrahimi, 31 vjeç, vdiq gjatë masakrës së zgjati tri orë, kurse vëllai i tretë Muhamed u ndalua të dielën në Bruksel.

Salah, mori me qira makinën "Volkswagen Polo", që u përdor nga terroristët që shpërthyen veten me bomba, të cilët vranë 89 njerëz në Bataclan. Vëllai i tij, Ibrahim, 31 vjeç, hodhi veten në erë jashtë kafes Comptoir Voltarire, pasi mori me qira një "Seat" të zi, që u gjet i braktisur me kallashnikovë dhe municione.

terroristi
*Salah Addeslam 

Zyrtarët thanë fillimisht se bëhej fjalë për tetë terroristë, ku gjashtë prej tyre hodhën vetën në erë dhe një u vra nga policia.

Sulmet në Paris kanë qenë të koordinuara me kujdes, ku janë përfshirë plane intensive nga një rrjet personash me armë të sofistikuar dhe që e kanë hartuar planin e sulmit nga jashtë Francës.

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve pas takimit me homologun belg, Jan Jambon tha se agresorët "përgatitën dhe u mobilizuan në territorin belg".

belgjikeq

Një nga personat që hodhi veten në erë - nacionaliteti i të cilit nuk dihet - duket se është një emigrant sirian.

Ahmed al-Mohammad, 25 vjeç kishte mbërritur në Francë pasi më parë kishte ardhur nga Siria në Greqi.

25-vjeçari nga Greqia ka kaluar në Preshevë më 7 tetor. Por nuk dihet nëse pasaporta e tij është identike pasi lufta civile në Siri ka krijuar një treg të zi të pasaportave të harruara siriane.

presheve
*Ahmed al-Mohammad

Gjithashtu është identifikuar dhe Ismael Omar Mostefai, 29 vjeç, i cili u identifikua nga gishti pasi hodhi veten në erë në Bataclan. Mostefai një prej 5 djemve të lindur nga një baba algjerian dhe një nënë portugeze punonte në një furrë buke.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur