10 mln euro është vlera e pasurive që i është sekuestruar Ilir Shehut, pronarit të katër prej kompanive të rëndësishme farmaceutike në Tiranë si Medicamenta, Megastore, Unipharma dhe Italialba Pharma. Policia e Tiranës thotë se Shehu përfshirë ndër vite në veprimtari të ndryshme kriminale, si trafikimi i narkotikëve, shfrytëzimi i prostitucionit, rrëmbimi dhe heqja e paligjshme të lirisë, përfitimi i mallrave të vjedhura

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Sekuestrohen pasuri me vlerë mbi 10 milionë euro, në kuadër të një hetimi pasuror ndaj një shtetasi të dyshuar për veprimtari të ndryshme kriminale.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. 

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive të shtetasit I. Sh. alias I. P., 51 vjeç, dhe të personave/subjekteve të lidhura me të, me vlerë mbi 10 milionë euro, konkretisht:      

-14 pasuri të paluajtshme; 

-6 pasuri të paluajtshme në emër të bashkëshortës së tij, shtetases H. Sh.;

-6 subjekte tregtare, përfshirë biznese që ushtrojnë aktivitet në sektorin farmaceutik;

-8 automjete.

Pasuritë e sekuestruara do të kalojnë në administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).   

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi I. Sh. alias I. P është përfshirë ndër vite në veprimtari të ndryshme kriminale, si trafikimi i narkotikëve, shfrytëzimi i prostitucionit, rrëmbimi dhe heqja e paligjshme të lirisë, përfitimi i mallrave të vjedhura, etj. 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Drogë e prostitucion në Itali, ‘perandori’ ilaçesh në Tiranë! Pronarit të ‘Medicamenta’ dhe ‘Unipharma’ i sekuestrohen 10 mln euro pasuri