3 vatra aktive zjarri, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët në Klos, Dibër dhe Përrenjas

3 vatra aktive zjarri, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët në Klos, Dibër dhe Përrenjas

Vijon puna për shuarjen e vatrave të zjarrit, ku aktive aktualisht në vend janë 3 vatra zjarri.

Në Qarkun e Dibrës ka vijuar puna nga terreni dhe ajri për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kurdari, bashkia Klos.

Vatra e zjarrit në Balgjaj të fshatit Kurdari është zhvilluar në dy vatra, njëra prej të cilave është vënë nën kontroll.

Një prej vatrave  është zhvilluar në drejtim të liqeneve të Balgjajt, Kurdari në sipërfaqe me filizë pishe e ahu, por është mbajtur pjesërisht nën kontroll. Për fikjen e zjarrit u angazhuan 23 forca dhe helikopteri i FA. 

Po ashtu, vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Buza Dede mbi fshatin Gurë-Lurë, bashkia Dibër. Aktualisht janë dy vatra zjarri aktive, njëra në kullotë, ndërsa  vatra tjetër po zhvillohet në pyll me ah në vendin e quajtur Plehenaj,  ku zjarri po zhvillohet shumë aktiv ndihmuar nga temperaturat e larta, era e fortë si dhe mbetjet e thata të grumbulluara ndër vite.

Efektivë zjarrfikës, forca nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, forca bashkiake e vullnetare po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

“Po ashtu në qarkun e Elbasanit, midis malit të Xhyrës dhe njësisë admnistrative Qukës, bashkia Prrenjas, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ah, dëllinjë dhe panjë.  Punonjësit në terren kanë arritur të izolojnë vatrën e zjarrit dhe po e mbajnë atë nën kontroll, por për shkak të sasisë së madhe të humusit zjarri në brendësi vazhdon dhe ka forcë. 25 efektivë të FA janë përfshirë në këtë aksion, duke vënë nën kontroll flakët,  por vazhdon puna për ta mbajtur atë të izoluar”, njoftoi Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Vatra e zjarrit e raportuar në malin e Trushnicës, në Tepelenë, është shuar por po mbahet në monitorim nga forcat bashkiake për të mos u riaktivizuar.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI