Rruga Qafë Buall-Krastë, që lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit ofro 17 kilometra është bllokuar sot në orët e mëngjesit pas shembjes së një masivi të madh dheu nga anësoret e rrugës pranë vendit të quajtur si Ura e Luçanës.
Si pasojë e rrëshqitjes së shkëmbinjve, qarkullimi në këtë aks është ndërprerë plotësisht, ndërsa disa automjete kanë mbetur të bllokuara në të dyja anët e zonës së shembjes.
Ky segment rrugor po i nënshtrohet një investimi me vlerë rreth 11 milionë euro, i cili përfshin stabilizimin e skarpatave përmes vendosjes së rrjetave dhe betonimit, ndërtimin e veprave të artit, si dhe shtrimin e rrugës me asfalt.
Investimi vjen si vazhdim i një projekti të mëparshëm, që kishte në fokus zgjerimin e trasesë dhe parashikonte gjithashtu asfaltimin e rrugës 17 kilometra të gjatë nga qafa e buallit deri në Martanesh.
Në total, vlera e dy tenderëve arrin në rreth 22 milionë euro për rehabilitimin e këtij aksi rrugor.
Firma kontraktore e ndërtimit të rrugës po merret me hapjen e saj dhe kthimin në normalitet të qarkullimit të saj.
Lajm në përditësim…








Komente
Komento