Ka shkuar në 3 numri i viktimave prej zjarrit të shkaktuar një ditë më parë brenda ambienteve të Spitalit Amerikan 1 në Tiranë. Lefter Canaj, 57 vjeçari nga Gjirokastra që i vuri zjarrin repartit të Hemodializës, ka ndërruar jetë sot.
Në vetëm 9 sekonda veprimet e Lefter Canajt 57 vjeçarit nga Gjirokastra kanë shkaktuar tragjedinë.
Lefter Canaj personi që shihet në video me kapele, pasi futet në pavion shkon në cepin e sallës hap një çantë nga aty nxjerr një bidon plastik një litër e gjysmë të mbushur me benzinë dhe afrohet tek shtrati i pacientit Dashamir Saraçi.
Pasi debatojnë me pak fjalë Saraçi çohet nga shtrati e përleshet fizikisht me Canaj por pa mundur ta ndal atë për të kryer krimin që shihni. E spërkat me benzinë dhe me cakmak i vë flakën.
Në sallën ndodhen 4 pacientë të ulur në shtrat ku trajtoheshin me hemodializën mes tyre dhe Lefter Canaj autori krimit si dhe infermieri i cili po ashtu ka mbetur i lënduar.
Dy zonjat që kanë gjetur vdekjen janë Anife Malaj dhe Sanie Sulaj zonjat që shihni në pamje teksa ishin duke u trajtuar me shërbimin e hemodializës. Flakët janë përhapur në vetëm pak sekonda kjo për shkak dhe të pajisjeve të ndodhura në pavion dhe dyshemesë plastike të sallës ku ndodheshin pacientët.
Canaj është mjaft i qetë në veprimin që kryen çka tregon një krim të paramenduar të tij por hetuesit nuk mundën të administrojnë versionin e Lefter Canajt pasi këtë të martë ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra nga djegia.
Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda në këtë pavion është filmuar nga kamerat e sigurisë të cilat sot janë provë për hetuesit për të zbardhur dinamikën e këtij krimi.
Prokurorët ndodhen në terren për të zbardhur krimin i cili me vdekjen e Canajt do të mbetet një ngjarje pa autor dhe pa asnjë përgjegjës përpara ligjit për jetët e humbura dhe pa motivin që shtyu Canajn në këtë krim.
Nga hetimet e deri tanishme dhe pse jo zyrtarisht shkak i ngjarjes dyshohet konflikti midis pacientëve për radhën për të marrë shërbimin e hemodializës dhe shtratin ku ata uleshin në sallë.
Ndërkohë hetim administrative ndaj spitalit amerikan është duke u kryer dhe nga Ministria e Shëndetësisë për respektimin e kushteve të kontratës pasi pacientëve që një ditë më parë u përfshinë nga flakët, shërbimi i hemodializës ju rimbursohej nga shteti.

(Lefter Canaj, autori i tragjedisë)
Ndërkohë mësohet gjithashtu sipas mjekëve se dhe 38 vjeçari Dashamir Saraçi, i cili ndodhet në reanimacionin e djegieve plastike, ka djegie të shkallës së tretë të konsideruar të rëndë. Ai ndodhet në luftë me jetën prej më shumë se 24 orësh.
Videon e ngjarjes tregon si ndodhi tragjedia
Një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë së Spitalit Amerikan në repartin e Hemodializës, tregon si ndodhi ngjarja tragjike një dite më parë, ku pas një zjarrvënie të qëllimshme humbën jetën 2 pacientë dhe u plagosën rëndë tre të tjerë.
Në video duket qartë momenti kur autori i tragjedisë, Lefter Canaj, pacient në Spitalin Amerikan i hedh benzinë dhe i vë flakën pacientit tjetër, Dashamir Saraçi.
Mësohet se më herët mes dy pacientëve ka pasur një konflikt dhe shkak dyshohet të ketë qenë radha për marrjen e shërbimit të Hemodializës.
Për këtë arsye përplasja ka degraduar deri aty sa 57 vjeçari me origjinë nga Gjirokastra, pasi ka kryer trajtimin me dializë, shkon në dhomën e tij për të marrë shishen me benzinë dhe më pas kthehet sërish në pavion ku spërkat me të Dashamir Saraçin, i cili në ato momente po kryente trajtimin me dializë.
38 vjeçari përpiqet të reagojë duke u ngritur nga shtrati, por aparaturat që ka në duar nuk i japin shumë mundësi në lëvizje. Pavarësisht kësaj ai arrin ta rrëzojë autorin e zjarrvënies, por Canaj nxjerr menjëherë çakmakun dhe i vë flakën.
Zjarri përfshin jo vetëm 38-vjeçarin, por edhe pacientët e tjerë aty pranë. Një paciente e cila dyshohet të jetë Sanije Sulaj përfshihet nga zjarri i cili i shkakton edhe vdekjen në vend.
I përfshirë nga flakët duket edhe vetë autori Lefter Canaj.
Nga kjo ngjarje e rëndë humbën jetën tragjikisht dy paciente të moshës 55 vjeçare, Hanife Mali dhe Sanije Sulaj të cilat në momentin e zjarrvënies po merrnin shërbimin e Hemodializës dhe ndodheshin me aparatura ne duar dhe s'kanë mundur të dalin nga pavioni.
VIDEO/Ja si Lefter Canaj i vuri zjarrin pacientit Dashamir Saraçi
/Shqiptarja.com

VIDEO