3-vjeçari me HIV/AIDS, vazhdon
kontributi në llogarinë bankare

3-vjeçari me HIV/AIDS, vazhdon<br />kontributi në llogarinë bankare
VLORE- Dhjetra shqiptarë, nga shumë qytete por dhe diaspora kanë mbështetur financiarisht duke dhënë kontributin e tyre në ndihmë të djalit 3 vjeçar nga Vlora të infektuar me  HIV/AIDS.
 
 Apelit në Shqiptarja.com dhe A1 Report i janë përgjigjur shumë shqiptarë duke dhënë kontributin e tyre financiar në numrin e llogarisë së hapur në emër të gjyshes së djalit 3 vjeçar.

Historia e gjyshes 64-vjeçare nga Vlora, F. R., e cila pas vdekjes së të bijës nga SIDA i duhet të kujdeset për nipin 3-vjeçar , djalin e vajzës,ëmbartës i virusit HIV por dhe 2 motrat e tij ka prekur shumë njerëz. Ata janë solidarizuar për t’i kthyer shpresë dhe buzëqeshje kësaj familje në prag të festive të funditvitit nxori dhe një herë në pah humanizmin e shqiptarve.
 
Edhe redaksia e “Shqiptarja.com” dhe “A1Report” kanë dhënë kontributin e tyre, ndërkohë që ka pasur dhe qytetarë të cilët kanë sjellë në redaksi pako me dhurata në emër të vogëlushit 3 vjeçar
 
Historia u publikua në emisionin “Urbanika” të televizionit A1 Report më 5 dhjetor. Më pas  komentues të shumtë në faqen online të “Shqiptarja.com” shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të ndihmuar ekonomikisht familjen, por për këtë iu nevojitej një numër llogarie. Televizioni A1 Report u kujdes edhe për zgjidhjen e këtij problemi, teksa korrespondenti ynë në Vlorë, Armand Xheliaj shkoi në shtëpinë e F. R. dhe i komunikoi asaj dëshirën dhe vullnetin e shqiptarëve për ta ndihmuar dhe nevojën për hapjen e një numri llogarie. 64-vjeçarja, e shoqëruar nga gazetari i televizionit u paraqit në një prej filialeve të Intesa San Paolo Bank në këtë qytet ku dhe u hap llogaria bankare.

E moshuara falenderon nga zemra të gjithë ata persona që janë bashkuar për t'ia lehtësuar dhimbjen e saj dhe bën apel për të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë për t’ia lehtësuar sadopak problemet kësaj familjeje.

Numri i llogarisë i vënë në dispozicion të të gjithë personave të gatshëm për të ndihmuar familjen nga Vlora.

NUMËR LLOGARIE KU MUND TË KONTRIBUONI PËR 3-VJEÇARIN ME HIV
 
Fejzie Ramis Resulaj S/A Lek
 
Numri i llogarisë: 65209438001
 
IBAN: AL26208260260000065209438001
 
Banka: Intesa San Paolo
 
SWIFT Code: USALALTRVLR
 
USD Correspondent Bank: Standard Chartered Bank Neë York
Numër llogarie: 3582023484001
SËIFT Code: SCBLUS33
 

numer llogarie
(Në foto: Numri i llogarisë i gjyshes se djalit 3-vjecar me HIV/AIDS).

gjyshja e 3 vjecarit
(Në foto: Gjyshja e 3-vjeçarit me HIV/AIDS duke marrë nr e llogarisë)

djali me sida
(Në foto: Gjyshja Fejzie Resulaj, 3-vjeçari me HIV AIDS drejtoresha e Shërbimit Social në Vlorë, Ines Stasa).


KRONIKA E DATES 7.DHJETOR 2013

Ndihmoni 3-vjeçarin me AIDS
apeli i gjyshes pasi humbi të bijën



VLORE- Ergi (emër imagjinar) është 3 vjeç. Me shishen e biberonit në dorë fle i qetë në divan. Ai është i vogël dhe nuk mund të kuptojë se është mbartës i sëmundjes së shekullit e cila i mori nga kjo jetë mamanë e tij vetëm 31 vjeçe. Shenjat e sëmundjes tashmë janë të dukshme. Historia e dhimbshme u trajtua në emisionin "Urbanika" të Mirjeta Ngjelës në Tv A1 Report.
 
Prej 6 muajsh për të, dhe dy motrat e tij të mëdha kujdeset gjyshja 64 vjeçe, e cila banon në një lagje në qytetin e Vlorës.
 
Gjyshja e cila mban mbi supe peshën e viteve dhe sëmundjet e moshës (diabeti) i duhet të gjejë ushqimin e përditshëm për 3 fëmijët, veshmbathjen apo dhe ilaçet për djalin mbartës së virusit HIV/ AIDS.

femija 3 vjec
(Foto: Fëmija 3-vjeçar i prekur nga Virusi HIV AIDS)
 
Pensioni i saj është 75 mijë lekë në muaj, ndërkohë që bashkia i ka akorduar një ndihmë sociale prej 4500 lekësh, deri në momentin kur të miratohet status i jetimit për 3 fëmijët, për të cilën fëmijëve do u lidhet një pension prej 9 mijë lekësh.
 
Këtë muaj ajo ka marrë vetëm 2 mijë lekë.
   
”Shkova tek zyra sociale e më thanë do i hedhin. Këtë muaj kam marrë 2 mijë lekë nga 4500 që është ndihma sociale. Më thanë që do të japim muajin tjetër. Jam në gjëndje kritike për të jetuar. Për veshjet më kanë prurë lagjja, edhe ushqim gjitonët. Edhe bukë, janë nja dy furra në Vlorë.”- tregon gjyshja, ndërsa nxjerr nga bufeja bukën, e cila është gur e fortë. “Çfarë të jetoj më?! Unë s’dua të jetoj!” i thotë gjyshja gazetares së emisionit të “Urbanika”  Eralda Zito.

gjyshja
(Foto: Gjyshja dhe fotografia e vajzës së saj)
 
HUMBJA E VAJZES
E moshuara i ka ende në garderobën e saj fustanet e vajzës e cila humbi jetën në gusht.  
 
Ajo tregon se vajza ishte bartëse e virusit HIV AIDS nga i shoqi. “ Për mua ishte një sëmundje e pamenduar kurrë. Ne nuk kuptonim nga këto gjëra.
 
“Vajza u sëmur në muajin maj. Duke menduar se kishte të ftohtë e shtrova në Vlorë dhe pasi e mbajtën 5-6 ditë e shtruan në Tiranë. Atje në Tiranë më rrojti 3 muaj e gjysëm. Përmes kurave mendova se nuk do të kishte vdekje. Cupa mi ka lënë fëmijët zëre se në rrugë. Sot jam nesër nuk jam çfarë sacrifice do bëj unë për fëmijët 64 vjeçe me një pension që kanë lidhur një mijë lekë në ditë të një fëmije. Ato një byrek janë ose një kulaç. Dhe unë lodhem me gojë, jo dhe t'i ushqej t'i arsimoj, t’i  shëroj. Të më ndihmojë shteti”

femije
(Foto: Dy mbesat e gjyshes)
 
KUSH DO KUJDESET PER VOGELUSHIN?
 Sa u mësua se çfarë sëmundje kishte, u urdhërua që dhe fëmijët të bëjnë analizën, dhe doli vetëm djali që ishte pozitiv.
 
“Djalin se mbaj dot. Kam bërë debate në spital dhe më thanë që je gjyshe. Unë i thashë jam gjyshe por jo mama. Jam në gjëndje kritike për të jetuar.  

Ajo kërkon ndihmë nga shteti për ta sistemuar në një institucion të voglin i cili ka nevojë për një përkujdesje shëndetësore më të madhe.
 
“Apeli im është që djali të shkojë në një institucion se shërbimet e ilaçeve do i marri më në rregull. Edhe fuqinë nuk e kam. E dua shumë por e zonja s’jam. Për çupat fuqi nuk kam por ato janë të rritura. I kujdesoj me gojë. Shkojnë në shkollë.U them bëni mësimet, bëni punë. Ato që do u thoshte e ëma ia them unë me gojë. Jam me diabet.  “
 
FRIKA SE MOS SHUHET TERE FAMILJA
Djali mban emrin e të atit, dhe e moshuara kujton gëzimin e vajzës kur lindi djali pas 2 vajzave.
 
“Djali ka nevojë për shtetin se nuk është një operacion dhe u shërua, nuk është një ftomë e rëndë dhe unë si bëra dot yzmet. Nuk më vjen njeri në shtëpi kanë frikë nga djali. Nuk e bëj këtë se dua të më vijnë njerëz, se i kam fëmijët e çupës, por dua të më shërohet djali. Të më ketë jetë djali. Cupat e duan dhe e përqafojnë, djali mund të jetë me gjak dhe ato nuk dinë. Unë jam e madhe e di të mbrohem, por ato jo. Të shuhemi ne si shtëpi?! Barku i çupës time?!"- thotë gjyshja.  
 
Historia e dhimbshme është trajtuar në emisionin Urbanika të moderatores Mirjeta Ngjela në Tv A1 Report të datës 5 dhjetor 2013.

Në lidhje telefonike direkt për emisionin Drejtoresha e Ndihmës dhe Shërbimit Social në Vlorë, Irena Stasa tha se fëmijët morën statusin e jetimit, dhe janë futur në skemën e ndihmës ekonomike për të cilën do të marrin 3 mijë lekë të reja secili prej fëmijëve. Por kjo procedurë do kohën e vet. Ndërkaq, fëmija do të marrë edhe trajtimin me kemp pas 2 muajsh, sipas procedurës ligjore.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)