Ishte tre vjeçe kur në vitin 2014 Karina Chikitova, u largua nga shtëpia për të ndjekur babain dhe humbi në pyjet siberiane bashkë me qenin e saj Naida.
Vajza mbijetoi për 12 ditë, në kushte të vështira para se të gjendej. Chikitova ngrohej në pyll me Naidën, pinte ujë nga lumenjtë dhe hante manaferra.
Qeni u kthye në fshat ditën e 9-të të kërkimeve dhe ndihmoi të tjerët të gjenin vajzën. Sot, Chikitova e cila festoi ditëlindjen e saj të 12-të më 26 dhjetor, është studente e shkollës së baletit.
“Unë ëndërroj të kërcej në Teatrin Bolshoi si Giselle,” tha vajza.
Historia e mbijetesës për gati dy javë në pyjet siberiane e bëri atë të famshme në të gjithë Rusinë.
Në dhjetor të vitit 2015, një skulpturë bronzi u vu përpara aeroportit Yakutsk për të përkujtuar historinë e shpëtimit të saj.