30 artistë nga ''Kolonia e Arteve''
pikturojnë Himarën dhe Vlorën

30 artistë nga ''Kolonia e Arteve''<br />pikturojnë Himarën dhe Vlorën
Rreth 30 piktorë nga Rusia, Franca, Bullgaria, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, të quajtur ‘’Kolonia e Arteve’’, prej një jave kanë vizituar vendet turistike në Vlorë dhe Himarë, duke hedhur gjithçka u sheh syri në telajo. 

Nëpërmjet artit të tyre ata ruajnë përjetësisht në telajo imazhet e vendit tonë. 

Në fokus të kësaj guide sikurse dhe e ka theksuar kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro është promovimi i Shqipërisë si një vend me destinacion të përkryer turistik, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Europë.

Pikturat e bëra prej më shumë se një jave në bregdet, do të jenë pasuri e Bashkisë së Himarës. Kjo piktore që vjen nga Rusia shprehet se ka mbetur e mahnitur nga bukuritë që ofron Shqipëria. 

piktura

‘’Është diçka e veçantë të vizitosh një vend si Shqipëria. Këtu ne shikojmë shpirtin shqiptar, diellin dhe njerëzit. Gjithçka është e re për mua. Malet shqiptare janë shumë të veçanta. Këto për mua krijojne shumë hapësira për artin tim abstrakt. Kështu unë si piktore kam një falenderim të madh për gjithçka që kam parë dhe prekur në Shqipëri’’, ka thënë ajo. 

piktura
 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Me shënime në bllok, Vangjel Tavo merr udhëzime nga Rama për projektet e reja për Himarën

FOTO/ Me shënime në bllok, Vangjel Tavo merr udhëzime nga Rama për projektet e reja për Himarën