Mbi 50 banorë banorë të helmuar në Gjoricë të Bulqizës, shkak uji i ndotur! Ndërpritet furnizimi me ujë

BULQIZË- Mbi 50 banorë të fshatit Gjoricë në Bulqizë janë paraqitur në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi. Shkaku kryesor i helimit dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm që furnizohet zona, ndërsa Report Tv ka mësuar se sipas analizave paraprake laboratorike, uji ka dalë i kontaminuar. Për këtë arsye, Ujësjellësi ka marrë masa për ndërprejen e furnizimit me ujë në zonë. Banorët janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Gjorcës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa simptomat janë diarre e vjellje.

Mjeku i qendrës shëndetësore, Telmond Veliu tregon se ditën e sotme janë parqitur për të marrë nihmë mjeksore rreth 8 persona, ndërsa sipas tij që prej ndërprerjes së ujit trendi i të helmuarve është në ulje. Mjeku thekson se të helmuarit nuk kanë pasur komplikacione të rënda.

“Dita e tretë që vazhdon me raste, sot rreth 7-8 veta kanë qenë, një numër më i ulët se i djeshmi të paktën krahasuar me ditën e djeshme. Simptomat janë bark, të vjedhja, dhimbje barku që është karakteristikë e asaj që mendohet të jetë helmimi nga uji. Mbarëvajtjen kanë pasur të mirë për momentin, nuk kanë pasur komplikacione të rënda. Sot është një trend në zbritje deri në këto momente. Dyshohet të jetë problemi i ujësjellësit”, tha mjeku i qendrës shëndetësore, Telmond Veliu.

Banorët e 6 fshatrave në njësinë administrative Gjoricë, kishin vuajtur prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm. Në vitin 2015-të, Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Bulqizë investuan afro 83 milionë lekë të reja (pa tvsh) në fazën e parë të ndërtimit të këtij ujësjellësi, kompania ndërtuese ishte EGLAND sh.p.k me administrator Rasim Daci. Në fund të vitit 2020 do të përfundonte edhe tenderimi për fazën e dytë të këtij ujësjellësi, që kishte të bënte me rrjetin shpërndarës dhe depos kryesore me një vlerë prej afro 191 milionë lekë të reja, fituar nga po e njëjta kompani. Në total, vlera e investimit për ujësjellësin e Gjoricës do të kapte një vlerë prej afro 274 milionë lekë të reja (pa tvsh), ose afro 2.4 milionë euro.

Banorë e zonës e kanë ngritur vazhdimisht si shqetësim se punimet për ujësjellësin nuk janë cilësore, ndërsa një pjesë e depozitave janë lehtësisht të aksesueshme nga personat e jashtëm dhe janë të ekspozuara ndaj ndotjes. Deri në publikimin e këtij lajmi, nga Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Dibër nuk ka pasur asnjë njoftim publik, lidhur me gjendjen e tubacionit që kryesor që furnizon banorët në zonën e Gjoricës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:31
Bulqizë/ Helmimi nga uji i pijshëm, flasin banorët e Gjoricës: Ka ndodhur edhe një vit më parë, shteti të marrë masa

 

Banorët e fshatit Gjoricë kanë folur për helmimin nga uji i pijshëm. Ata tregojnë se ndër simptomat kryesore që i është shfaqur janë të vjellat. Ndërkohë, një banor tha për Report Tv se helmimi nga uji i pijshëm është një rast i përsëritur në Gjoricë, pasi ka ndodhur rreth një vit më parë.

“Nuk e di, nga uji i pijshëm ka ardhur. Vetëm unë dhe vajza. Simptomat? Të vjella, prej mbrëmë.

Jam banor i fshatit Gjoricë. Ka të paktën ditë që ka ndodh ky problem. Njerëzit vazhdojnë pijnë akoma ujë se nuk dinë gjë. 99% uji i pijshëm. Gocën time 3-vjecare e kam pasur në spital. Duhet me pas më shumë siguri tek depozita e ujit. Shteti duhet të marrë masa për këtë gjë. I hedhin klor herë pas here. Duhet me pas kontroll më tepër prej shtetit. Hera e dytë që përsëritet ky problem në fshatin Gjoricë. Nuk është hera e parë, ka ndodhur edhe njëherë rreth një vit e ca më parë. Herës tjetër ka qenë më i vogël si problem”, thanë banorët.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/06/2023 01:34

    2.4 milion euro per nje ujesjelles fshati dhe punime pa cilesi,me depozita te hapura,me uje te pa filtruar e te pa dizinfektuar ??!! Shteti ne Shqiperi sillet si qyqja qe i leshon vezet dhe nuk can koken me se zogjte ja rrisin te tjeret.Dhe ne kete rast parate jane dhene,investimi eshte bere,por si eshte bere,kush e beri,pasojat,nuk pyet njeri,se qyqja ka fluturuar!

    Përgjigju
  • Scutari: 04/06/2023 13:17

    Uji i Dibrës është i kontaminuar nga helme natyrale. Kujtoni ujësjellësin e Peshkopisë që u ndërtua dhe nuk u vu në përdorim sepse uji kishte përmbajtje të mineraleve të dëmshëm .

    Përgjigju
  • /_<=: 04/06/2023 13:11

    Gjeni nej burim mali edhe nese asht larg ja vlen mos e nenvleresoni se UJI ASHT JETA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren