"Bashkëpunuan me nazistët gjatë pushtimit të tyre, tani pretendojnë pasuri në Epir", është një tjetër titull që qarkullon në mediat greke. "Pelegrinazh" në Epir nga organizata të çamëve të Shqipërisë, të cilët në këtë mënyrë përshkallëzojnë provokimet duke kërkuar njohjen e genocidit dhe kthimin e pronave të tyre”, përshkruajnë mediat greke.
Përafërsisht 30 vetë kanë shkuar me autobus drejt kufirit, me synimin për të vazhduar udhëtimin e tyre drejt Thesprotisë. Autobuzi u ndalua në Mavromati, pasi policia greke ka informuar Ministrinë e Jashtme dhe kjo e fundit ka komunikuar me Tiranën. Kjo solli si pasojë që autoritetet shqiptare të mos lejonin që çamët të kalojnë kufirin.
”Ky veprim ka nxitur reagimin e organizatave që fajësojnë Greqinë pse "nuk lejon që njerëzit e moshuar të shohin vendin ku kanë lindur" si edhe i kundërvihen qeverisë së Ramës për mungesë rendi brenda sistemit politik”, deklarojnë mediat greke.
(Çamët në doganë)
d.gj/Shqiptarja.com