30 ditë paraburgim për 2 kaçanikasit
që përdhosën bustin e Skënderbeut

30 ditë paraburgim për 2 kaçanikasit<br />që përdhosën bustin e Skënderbeut
Për dy xhihadistët nga Kaçanik gjykata ka dhënë masën arrest me burg, pasi akuzohen se përdhosën bustin e Skënderbeut. Gjykata ka vendosur që t’i mbajë në paraburgim Arben Berishën e Jeton Vërbanin.
 
“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Ferizajt – dega në Kaçanik, Gjykata Themelore Ferizaj, nga po e njëjta degë, ka vendosur që të caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve J.V, dhe A.B, që të dy nga Kaçaniku.

Paraburgimi caktohet në kohëzgjatje prej 30 ditësh që nga data 01.07.2014 deri më datën 30.07.2014. Paraburgimi u caktohet, për veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. Arsyet e paraburgimit janë rreziku i përsëritjes së ngjarjes apo edhe mundësia e ikjes”, bëhet me dije në njoftimin e Prokurorisë./Zëri/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti