BERAT- Sa herë që bie shi, në Berat është e njëjta panoramë: Rrugë të përmbytura ku lartësia e ujit shkon në disa cm.

Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi! Aksi nga spitali deri në qendër të qytetit, një rrugë kjo e cila është në rikonstruksion e sipër, është përmbytur. Mësohet se pusetat nuk kanë bërë të mundur tërheqjen e ujit, të cilat kanë vërshuar në rrugicat e lagjes.

Për këtë arsye, Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime në Berat kanë hapur kapakët e pusetave për të tërhequr sa më shumë ujin.


Lajmi kryesor:

'Çmendet' moti/ Në Përmet bie breshër sa një kokërr kajsie, shkatërron pemët frutore! Përmbytje në Berat, shiu u prish fundjavën pushuesve në Vlorë