Në shumë qytete të vendit ditën e sotme ka rënë shi duke harruar për disa orë temperaturat e nxehta, por në Përmet u duk sikur erdhi dimri.

 Për disa minuta në Përmet ka rënë breshër sa një kokërr kajsie, si pasojë duke shkatërruar edhe pemët frutore të mbjella në 6 fshatra.  Siç shihet në videot e sjella nga gazetari i Report Tv, Piro Nase, vendi është zbardhur nga breshëri, si të ishte mbuluar nga dëbora.

Ndërkohë në qytetin e e Beratit, si pasojë e shiut të dendur janë shkaktuar përmbytje në qendër të qytetit. Shkak janë bërë pusetat e bllokuara të cilat nuk kanë bërë të mundur tërheqjen e ujit, për këtë arsye, Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime në Berat kanë hapur kapakët e pusetave për të tërhequr sa më shumë ujin.

Nga ana tjetër, shiu u ka prishur pushimet turistëve edhe në Vlorë. Të detyruar për shkak të motit të keq, pushuesit i janë larguar bregdetit, duke shkaktuar kështu një trafik të rënduar në rrugën Orikum-Radhimë.

Breshëri që 'zbardhi' Përmetin

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:51
30 minuta dhe 'përmbytet' qendra e Beratit! UKB hap kapakët e pusetave për të tërhequr ujin (VIDEO)

BERAT- Sa herë që bie shi, në Berat është e njëjta panoramë: Rrugë të përmbytura ku lartësia e ujit shkon në disa cm.

Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi! Aksi nga spitali deri në qendër të qytetit, një rrugë kjo e cila është në rikonstruksion e sipër, është përmbytur. Mësohet se pusetat nuk kanë bërë të mundur tërheqjen e ujit, të cilat kanë vërshuar në rrugicat e lagjes.

Për këtë arsye, Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime në Berat kanë hapur kapakët e pusetave për të tërhequr sa më shumë ujin.

Ora 13:36
Shiu largon pushuesit nga plazhi, radhë kilometrike në rrugën Orikum-Radhimë (VIDEO)

Si çdo fundjavë në zonat turistike mbizotëron trafiku! Edhe këtë të dielë në rrugën Orikum-Radhimë është vënë re prezencë e madhe e automjeteve, pasi largohen nga plazhi.

Moti i keq dhe me reshje shiu ka bërë që sot turistët të largohen më herët se zakonisht.

Ndërkohë gazetari i Report TV, Armand Xhelili raporton se radhët kilometrike kanë nisur që në zbritje të Llogarasë.

Në këto zona ku edhe trafiku është i rënduar nuk vihet re prezencë e patrullave të policisë, që mund të bëjnë menaxhimin e trafikut.

1593949094_orikum.jpg

Trafiku i automjeteve në Orikum