30 vite marrëdhënie diplomatike Shqipëri-Ukrainë, Xhaçka: Krenarë për mbështetjen që i japim Kievit në luftën për liri, duke refuzuar tiraninë

30 vite marrëdhënie diplomatike Shqipëri-Ukrainë, Xhaçka: Krenarë për mbështetjen që i japim Kievit në luftën për liri, duke refuzuar tiraninë

Foto ilustruese

30 vite nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Ukrainë, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka bërë edhe një herë me dije se Shqipëria pritet shumë shpejt të hapë një ambasadë në Kiev.Xhaçka shkruan në facebook se Shqipëria ëhstë krenare për mbështetjen që i jep Kievit në luftën për liri kur pushtuesit rus.

“Kanë kaluar 30 vite vjet që kur Shqipëria dhe Ukraina vendosën marrëdhëniet diplomatike si dy vende që dolën nga tirania në botën e lirë. Sot ne jemi krenarë që qëndrojmë pranë Ukrainës si miq të vërtetë në anën e duhur të historisë. Rezistenca heroike e Ukrainës është një luftë për liri dhe refuzim i një rikthimi në tiraninë nga e cila kemi dalë të dyja vendet shumë kohë më parë. 

Kjo është arsyeja pse Shqipëria do të mbështesë Ukrainën ????dhe popullin e saj me maksimumin e aftësive të saj derisa të triumfojë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë.   Shqipëria dhe Ukraina i përkasin familjes së kombeve të lira dhe demokratike dhe të dyja kanë një të ardhme në familjen Euro-Atlantike.  Me rastin e këtij 30-vjetori, jam e lumtur të njoftoj se Shqipëria do të rrisë nivelin e saj të përfaqësimit në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë. Pres me kënaqësi vijimin e bashkëpunimit me mikun dhe kolegun tim Dmytro Kuleba për të avancuar dhe forcuar bashkëpunimin tonë edhe më tej në të ardhmen”, shkruan Xhaçka.

Kujtojmë se Shqipëria ka qenë një prej vendeve më mbështetëse të luftës së Ukrainës, sidomos me punën në Këshillin e Sigurimit në OKB.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 16/01/2023 00:50

    Dhe krenare që shefi yt Edvin shkjau shqipfolës ia falë gjakun Shqiptarë gjakpirësit Vucic …Mjerana jeni dhe të mjer do vdisni

    Përgjigju
  • Gjeli ne maje te plehut.: 12/01/2023 12:08

    Krenare!!! qe Ukrahina e njeh Kosoven si pjese te Serbise?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore