30 vjetorin e eksodit të shqiptarëve drejt Itlisë, kreu i PD Lulzim Basha e krahason me sot, ku thotë se edhe tani qytetarët sipas tij po ikin masivisht, për shkak të keqqeverisjes dhe pamundësisë për të ndërtuar jetën në vendin e tyre.

Ndërsa shkruna se kjo qeveri sipas tij po na mban larg Europës, Basha zotohet se ai do ta shërojë “këtë plagë”.

“30 vite më parë eksodi biblik i shqiptarëve drejt Italisë, shembi njëherë e përgjithmonë murin ndarës mes Shqipërisë dhe Europës. 30 vite më pas, sërish shqiptarët po ikin masivisht nga keqqeverisja që na mban larg Europës dhe nga pamundësia për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Ne do ta shërojmë këtë plagë dhe, siç u mundësuam shqiptarëve të lëvizin pa viza, do t'i japim çdo familjeje shqiptare shpresë dhe mundësi për një jetë më të mirë, një Shqipëri si gjithë Europa”, shkruan Basha.