30 vite nga eksodi shqiptarëve, Meta, Rama e Basha kujtojnë 2 korrikun 1990 me mesazhe europiane: Këtu kuptojmë çmimin e lirisë

30 vjetori i hapjes së dyerve të ambasadës gjermane për shqiptarët, ka bashkuar liderët politikë në vend, të cilët njëzëri e kanë konsideruar një ngjarje të rëndësishme të shpresës së shqiptarëve për liri.

Kryeministri Rama ka sjellë në kujtesë me anë të një videoje, atë që ai e konsideron një ngjarje historike për të kuptuar çmimin e lirisë.

30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë”, shkruan Rama.

Edhe kreu i shtetit e ka konsideruar 2 korrikun e vitit 1990, goditje për diktaturën komuniste më të egrën në Europë.  Ilir Meta e ka shfrytëzuar këtë ditë edhe për t'i dhënë një mesazh palëve politike për të punuar dhe bërë realitet ëndrrën europiane te shqiptareve.

Kjo foto është shkrepur 30 vjet më parë brenda Ambasadës gjermane në Tiranë, ku rreth 3200 shqiptarë nisën një jetë të re në liri. Hapja e dyerve të Ambasadës gjermane goditi në zemër diktaturën më të egër në Europë. 30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane. Presidenca gjermane e BE është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që për Shqipërinë Europiane jo vetëm flet por edhe punon. Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që me guximin e tyre 30 vite më parë i dhanë Shqipërisë një drejtim të ri. Koha për të përmbushur ëndrrën e çdo qytetari: Shqipëria si gjithë Europa. Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre", shkruan Meta.

Kurse kryedemokrati Basha rikujton si arritje, liberalizimin e vizave, në kohën kur ai ishte Ministër i Brendshëm.

“Sot si 30 vjet më parë ëndrra e shqiptarëve që thyen muret e diktaturës për të mos u kthyer më pas është liria dhe Europa. Janë vlerat e një bashkimi që na frymëzon dhe na shtyn përpara. Shqiptaret përmbushën një pjesë të kësaj ëndrre kur 10 vite më parë ne mundësuam liberalizimin e vizave. I jam kthyer jo pak herë me mendje dhe me emocionet e pashlyeshme të 16 vjeçarit, 2 korrikut 1990, e në veçanti ditën kur si Ministër i Brendshëm ndërmora bashkë me një grup të rinjsh dhe studentësh udhëtimin e parë pa viza të shqiptarëve drejt Europës”, shkruan Basha.

2 korriku i vitit 1990 shënoi një pikë kthese në historinë e shoqërisë, ku me hapjen e ambasadave të huaja niset ai që quhet eksodi i shqiptarëve drejt Europës që i dha një goditje regjimit diktatorial në Shqipëri.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'