30 vite pa treg, në Peqin frutat dhe perimet shiten në rrugë, qytetari: Këtu është, çfarë do bëjmë ne, kanë ndodhur dhe aksidente

Mungesa e një tregu në fshatin Pajovë, të Bashkisë Peqin ka bërë që pazari të zhvillohet përgjatë aksit rrugor Elbasan-Peqin duke u rrezikuar jetën tregtarëve dhe blerësve.

Ky treg informal funksion prej 30 vitesh, ndërsa bashkia e Peqinit nuk i është përgjigjur shqetësimit të fermerëve për të ndërtuar një treg agro-ushqimor.

“Frikë kemi, por këtu bëhet pazari. Këtu është tregu, çfarë do bëjmë ne. Këtu na e kanë bërë, këtu do rrimë. Kanë ndodhur dhe aksidente”, shprehet një banor.

Produktet janë të ekspozuara në pluhur, diell dhe shi, ndërsa përpos higjienës mungon dhe siguria pasi qytetarët ndërpresin rrugën e makinave.

”Po s’kemi frikë se jemi mësuar kemi 30 vjet. Përderisa nuk ka frikë qeveria që i lë ‘liberta’ hesapi, ça frike të kem unë. Duhet të ketë një treg po kush do e bëj tregun, thotë një banor.

“Po çfarë të bëjmë do ushqehemi, nuk pyet njeri për ne”, shprehet një shitëse.

Prej dekadash me një treg të improvizuar, Bashkia Peqin e ka lënë jashtë vëmendjes investimin për ndërtimin e një tregu agro-ushqimor që u shërben qindra banorëve të fshatrave të kësaj zone.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër