300 ditët e arsimit, Nikolla:
Të vendosur të luftojmë korrupsionin

300 ditët e arsimit, Nikolla:<br />Të vendosur të luftojmë korrupsionin
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë prezantimit të 300 ditëve qeverisje të këtij institucioni ka theksuar se po ndërtohet një proces anti-korrupsion në arsim. Ministrja Nikolla ka paralajmëruar se do të kalojnë nën lupën e vazhgimt të gjithë dhe nuk do të ketë më as kurse private, as diploma që blihen, as vende pune qe shiten e blihen, dhe as institucione private që nuk janë në respektim të ligjit.
 
Sipas numrit një të Ministrisë së Arsimit  në ditët në vijim do të thuhen të vërtetat në arsimin e lartë, dhe do të punohet për t’i sjellë dinjitetin arsimit të lartë.  
 
Fjala e ministres së Arsimit Lindita Nikolla
 
Arsimi na përket të gjithëve ndaj duhet të jemi të përfshirë për vendimmarrjen në arsim. Dëgjoja këta njerëz se sa orë kanë shpezuar për ta bërë realitet. Për ne kryefjala në këto 300 ditë ka qënë dhe mbete shërbimi për ata që janë dhe që do të vijnë në sistemin tonë arsimor. Kam qënë me peridërit dhe fëmijët nga veriu në jug për të parë nga afër se sa dhe si i shërbehet fëmijëve. Për të parë se si është cilësia në shkollat tona. Në nuk realizojmë reformë në emër të reformave por refoma që duhet të zbatohen.
 
Në në këto 300 ditë jo vetëm kemi thënë të vërtetat por kemi për të punuar fort për atë që ka shkuar keq. Jam e vendosur të largoj njëherë e mirë polirtikën nga shkolla dhe arsimi. E kam pyetur veten se çfarë do të ndryshojnë në sistemin parashkollor? Ndaj dhe u angazhuam dhe kemi një projekt, një projekt për përgatitjen e edukatoreve.  U angazhuam dhe treguam shenjat e vendosmërisë për të larguar politikën nga shkolla. Unifikuam kornizën kurikulare me atë të Kosovës. Përmirësuam cilësinë e teksteve, 120 tekste shkollore problematikë u hoqën. Mësuesit dhe prindërit zgjodhën tekstet jo të dërguarit e ministrisë. 

Shkolla jonë ne bazë të kurikulës së re do të nxisë dhe më tej dijen për nxënësit. Ne kemi filluar sipërmarrjen madhore për dixhitalizimin e sistemit arsimor. 

Rezultati që bazohet vetëm në punën e palodhur. Në maturën shtetërore ne dëshmuam përgjegjshmëri dhe rezultatet u bazuan në punën e tyre. Shumë prindër na falënderuan për atë që realizuam me maturën shtetërore. Por ne fakt bëmë vetëm detyrën. Ashtu do t’ia bëjmë edhe me maturantët që nuk ia dolën.  Rezultatet e maturës shtetërore do t’i kthejmë në një instrument të rëndësishëm.  E bindur që kemi bërë vetëm detyren dhe në arsimin e lartë.
 
Ne jemi të vendosur për ri ktheyer autoritetin dhe cilësinë universiteteve tona publike dhe private.  Komision i pavarur ka bërë një punë të shkëlqyer,  ka bërë një raport mbi arsimin dhe me pas do të kalojmë në Kuvend ligjin e ri të arsimit të lartë.  
 
Kemi detyrim ndaj sportistëve. Në Shqipëri nuk ka asnjë sportist që nuk ka marrë atë që i takon me ligj. Investime në sport, po kthejmë sportin në një mënyrë funksionimi në gjithë sistemin arsimor.  
 
Kjo e stomja nuk ishte një paradë suskesi, por një raportim publik i detyrave të realizuara. Jemi të vetëdijshëm edhe përsfidat e mëdha që na presin. Ne do të ndërtojmë një process lufte anti korrupsioni në arsim. As kurse private, as diploma false, as vende pune qe shiten e blihen, as institucione private qe nuk jane në respektim të ligjit. Do të ketë dhe ndëshikime ata që do të ndëpresin rrugën tonë. Ka dhe skeptikë por dhe ato janë të shendetshme për demokracinë tonë. Në ditët në vijim do të themi të vërtetat në arsimin e lartë, dhe jemi të vendosur për t’i sjellë dinjitetin arsimit të lartë.  
 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni