300 ditë qeveri Rama, Basha:
Statistikat flasin për dështim

300 ditë qeveri Rama, Basha:<br />Statistikat flasin për dështim
TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se ka dështuar në këto 300 ditë qeverisje në të gjitha drejtimet. Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së Basha tha se statistikat flasin qartë për një dështim.

“Bëri mbledhje si të dielat e Eneverit. Në 300 ditët e para kemi një bilanc të përkeqësuar në fushën e ekonomisë dhe rendit. Statistrikat flasin qartë për dështimin. Mashtrim dhë dështimi karakterizojnë qeverisjen e 300 ditëve, ndërsa kjo qeveri ka mashtruar për  legalizimet dhe shëndetësinë falas, ekonomia dhe rendii janë sërish dështime”, ka thënë kryetari i PD-së Basha.

Sa i përket rendit publik, Basha tha se Rama me ministrtin e tij ka dështuar.  “Numri i vrasjeve është rritur,  aksidentet rrugore janë  rritur, gjithashtu janë rritur dhe krimet e tjera. Për ne si opozitë ka qënë e qartë se ata do ta bënin me keq rendin publik.  Ata e kanë vendosur rendin me sindromën e viti  0. Janë më keq se në vitin e fundit të qeverisjes sonë. Për në ka qënë e qartë që do bëhëj më keq që kur nisën reprezialejne ne policinë. Kemi folur dhe protestuar gjatë për narkotrafikun. Aksioni në Lazarat erdhi pas një presioni nga opozita. Ne e kemi mbështetur hapur, kemi kërkuar që kjo të vazhdojë në pjesë të ndryshme të vendit dhe në zemër të qeverisjes”, ka thënë Basha.

Sipas tij atentati i tmerrshëm mafjoz i Artan Santos ka rrëzuar përktok pseudo reformën për policinë rrugore.  “Krimi nuk e llogartit fare qeverinë”, ka theksuar kreu i PD-së.
Për ekonominë  Basha tha se të gjitha shifrat tregojnë se vendi po shkon trej përkeqësimit.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë