300 ditët e bujqësisë, Panariti: Në
5 muajt e parë rritje eksporteve 28%

TIRANE - Tri prioritetet në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural kanë qenë toka, uji dhe tregu, theksoi ministri Edmond Panariti në prezantimin e punës së bërë në 300 ditët e para të qeverisjes.

"Kemi deklaruar që jemi të vendosur që ligji 7501 të shkojë drejt një finale dhe finalja e këtij ligji janë pajisja e fermerëve, e përfituesve të titujve të pronësisë me certifikatën, që i bën ato de jure edhe pronarë. Ne shpërndamë disa qindra certifikata të para të pronësisë. Ky proces do të avancojë me shumë shpejtësi, sepse tashmë do të vendoset në një shtrat akoma më të favorshëm siç është reforma territoriale që u miratua në Kuvend. Nga ana tjetër, tashmë kemi një regjistër, një database të saktë të tokave në Shqipëri, të sipërfaqeve të disponueshme, qofshin këto të ndara me ligjin 7501 dhe sipërfaqe të cilat janë pronësi publike, janë pronësi e shtetit shqiptar." tha ai.

Panariti ka përmendur si arritje të dikasterit rehabilitimin, mbajtjen në eficiencë të rrjetit të kullimit në nivel të hidrovoreve dhe të kanaleve të para dhe të dyta e skarave. 

"Rezultati më pozitiv u shpreh në një rritje të ndjeshme të eksporteve, edhe si pasojë e mbështetjes së dorëzimit në pikat e grumbullimit të prodhimit, ku kontribuan skemat e subvencionimit. Në 5-mujorin e parë, eksporti ishte 28% më shumë në krahasim me 2-13-ën. Ndërkohë, qeveria mbuloi, sipas premtimit, 50% të kostos së naftës, duke dhënë kontribut në uljen e kostos së prodhimit." u shpreh ministri

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit