300 ditët e para të qeverisë Rama
Basha: E ardhmja është e pasigurt

300 ditët e para të qeverisë Rama<br />Basha: E ardhmja është e pasigurt
Kryetari i Partisë Demoktarike ka akuzuar qeverinë për situatën ekonomike të vendit pas 300 ditëve të Edi Ramës në  krye të kabinetit qeveritar. Nga Kuvendi Zgjedhor i PD-së në Berat, Basha ka thënë se politikat e mbrapshta të qeverisë, tha zoti Basha, kanë sjellë mbyllje të vëndeve të punës anembanë vendit. 


“Javën tjetër mbushen 300 ditë. Ku janë me bilancin e tyre ?! Ekonomi e dobët, e ardhme e pasigurt. Ky është rezultati i drejtpërdrejt i politikave të gabuara e pa kokë të taksave të larta, të goditjes abusive ndaj biznesit, të pasigurisë juridike. Premtuan 300 mijë vende të reja pune. Sa vende pune kanë hapur këtu ne Berat? ( kanë mbyllyr) I kanë mbyllur në të gjithë Shqipërinë. Dhe këtë tani e thotë dhe Instituti i tyre i Statistikave që e ka çuar papunësinë nga 13.9 në 18.3%”, tha Basha.

Sa i përket PD, Basha  tha se kjo parti ka vendosur një standard të ri në Shqipëri përsa i përket regjistrimit dhe riregjistrimit të anëtarësisë reale të saj e cila sot ka 101 mijë anëtarë.

 “Vlerësimi i punës dhe i kontributit të gjithsecilit në bazë të rezultateve dhe në bazë të votës së lirë të PD është dhe mbetet mantra jonë për të ecur përpara. Prandaj jemi në këtë proces, prandaj kemi nisur këtë fushatë të madhe, këtë fushatë të jashtëzakonshme, të paprecedent që e shohin me sy ziliqare e lakmitare dhe mundohen ta përbaltin të pavirtytshmit e të majtës historike shqiptare. Sot mund të themi jo pa krenari, se jemi e para parti politike në Shqipëri dhe ndër të paktat në Europën Juglindore që ka të dixhitalizuar plotësisht në mënyre korrrekte, objektive pa fiktivitet anëtarësinë e saj prej 101 mijë anëtarësh të PD anembanë Shqipërisë”, tha Basha.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë